minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vagoni shndërrohet në sallë lindje, pasagjerët mirëpresin foshnjën e sapolindur

0

Një grua shtatzënë ka lindur në vagonin e një treni të shpejtë, i cili u nis nga Roma për në Torino.  Kur drejtuesi i “Frecciabianca” , u njoftua se një pasagjere shtatzënë ishte duke lindur ajo nuk e humbi toruan, por kërkoi ndihmë midis udhëtarëve. Një punonjëse e kujdesit shëndetësor kontaktoi një mike obstetër, e cila ndodhej në shtëpi në një ditë pushimi. Profesionistja me anë të video-telefonatës ka dhënë indikacione për lindjen. Në stacionin e Arquata Scrivia, në provincën e Alessandria, treni ndaloi dhe vagoni u shndërrua kështu në një dhomë lindjeje. Fëmija ka lindur rreth orës 12: 00 të hënën.

E gjitha filloi sapo treni kaloi Genova-n, kur  gruaja filloi të kishte kontraktime të forta.

“Gjëja e parë që mendova, kur iu përgjigja telefonatës, ishte një shaka. Më pas kur kuptova se gjithçka ishte e vërtetë, kuptova se zgjidhja e video thirrjes, e propozuar nga punonjësit e Trenitalia ishte më e mira”, tha mjekja obstetër Daniela Sanfilippo.

Një grua 86-vjeçare udhëtare në tren hapi valixhen e saj dhe i dha peshqirë të pastër të hekurosur. Nëna e re me kombësi të huaj, u transportua në spitalin San Giacomo në Novi Ligure së bashku me vajzën e sapolindur, ndërsa treni mbërriti në Torino tridhjetë minuta pas kohës së planifikuar, por askush nuk u ankua. Foshnja e ardhur në jetë u mirëprit nga të gjithë udhëtarët e pranishëm.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit