minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vaji i “panjohur” që është po aq i mirë sa ai i ullirit

0

Një studim nga Këshillit i Lartë për Kërkime Shkencore (CSIC) në Spanjë, ka treguar se cilët janë vajrat më të shëndetshëm për konsum.

Për ta përpunuar listën, studiuesit kanë marrë parasysh përbërjen e ndryshme lipidike në këto produkte. Në total, ata kanë vlerësuar rreth 32 vajra ushqimorë. Ai që ka marrë vlerësimin më të mirë është vaji i ullirit i virgjër, i quajtur edhe “ari i lëngshëm”.

Menjëherë pas tij, në vendin e dytë, vjen vaji i lirit.

Çfarë e bën vajin e lirit kaq të mirë?

Advertisement

Vaji i lirit vjen nga farat e lirit, të cilat janë një burim i pasur i një prej acideve të tipit omega 3, që ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe kolesterolit në trup. Shërben edhe për trajtimin e disa sëmundjeve të tretjes, madje edhe inflamatore.

Futja e këtij lloj vaji në dietë mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Ai mund të përdoret në sallata, kur gatuani bukë apo edhe biskota.

Shija e tij është e ngjashme me atë të arrave; megjithatë, me kalimin e kohës bëhet më i hidhur, pasi ka tendencë të oksidohet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit