minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vendi i kthyer në varrezë të statujave komuniste  

0
Vendi i kthyer në varrezë të statujave komuniste  

Që nga viti 1993, “Memento Park” në Hungari ka qenë shtëpia e statujave të rrëzuara të epokës komuniste. Një varrezë e monumenteve që është shndërruar tashmë në një vend për të mësuar dhe kujtuar periudhat e errëta diktatoriale.

Në qendër të Budapestit dikur ngrihej statuja e diktatorit famëkeq sovjetik, Stalini, që u shkatërrua në vitin 1956, tre vjet pas vdekjes së tij. Sot nga statuja nuk ka mbetur asgjë, përpos çizmeve të bronzta, të cilat janë vendosur në hyrje të “Memento Park”. Ky park mund të konsiderohet muzeu i parë në Evropën Qendrore që u kujton njerëzve historinë e diktaturave, rëniet e tyre, si dhe tranzicionet e vështira drejt demokracisë.

Monumente gjigante të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe qëndrojnë pranë bustit të Leninit, ndërsa relievet e punëtorëve hungarezë janë vendosur pranë statujave të ish-udhëheqësve komunistë. Në vitin 1989, Republika Popullore e Hungarisë u shpërbë në mënyrë paqësore dhe pas 50 vitesh sundim komunist, statujat që përkujtonin liderët komunistë dhe ideologjinë e tyre, filluan të bien. Megjithatë, në Budapest, prej kohësh ka pasur debate nëse shëmbëlltyrat e rrëzuara duhet të shkatërrohen dhe të harrohen apo të ruhen si një paralajmërim për rreziqet e diktaturës. Qeveria e Hungarisë vendosi t’i zhvendosë në periferi të Budapestit, duke krijuar aty një muze në ambient të hapur.

“Memento Park” synon të jetë një muze apolitik ku e kaluara mund të shihet dhe diskutohet hapur, por në mënyrë të pashmangshme, ai ka pasur gjithmonë kritikët e saj. Shumë hungarez mendonin se ekspozimi i monumenteve ishte krejtësisht i panevojshëm dhe epoka komuniste thjesht duhej harruar përgjithmonë.

Advertisement

Muajt e fundit, shtetet baltike (të cilat më parë ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik) kanë rrëzuar statujat e epokës sovjetike në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës dhe kanë pasur debate se ç’duhet bërë me to. Finlanda gjithashtu kohët e fundit ndoqi shembullin e tyre dhe hoqi monumentet e saj të dhuruara nga sovjetikët. Si një muze unik, ndoshta “Memento Park” do të frymëzojë vende të tjera që të merren me këtë temë delikate. 


16 719x579<!–

–>

Advertisement

Shkatërrimi i statujave të ish-udhëheqësve sovjetikë

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit