minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vendi i rrethuar nga male ku askush nuk dëshiron të ngjitet

0
Vendi i rrethuar nga male ku askush nuk dëshiron të ngjitet

Zhytur në histori dhe legjenda, një numër i madh fshatrash shtrihen në zemër të Azerbajxhanit, në një lartësi 2000 metra mbi nivelin e detit. Për shumë kohë, ata janë konsideruar të izoluar dhe të paarritshëm për vizitorët, ndaj kjo ka ndikuar që ata të ruajnë një stil unik jetese gjysmënomade. Megjithatë, së fundmi, me zhvillimin e infrastrukturës dhe një fluks turistësh aventurierë, këto rajone po shohin ndryshime të shpejta.

Rruga dhe shtigjet për të mbërritur në këto fshatra janë jashtëzakonisht të vështira. Terreni i thyer malor, kafshët grabitqare dhe ujërat e rrëmbyer të përrenjve, bëjnë që udhëtimi të jetë vërtetë i rrezikshëm. Gjatë gjithë rrugës, turistët ndeshen me gjurmët e një kështjelle dhe vendbanime mesjetare, një xhami të shekullit të 8-të, si dhe gure varresh të panumërta antike. Në fund, mbërritja në destinacion në majë të një pllaje të mbështetur mbi shkëmbinjtë e lartë, dhuron një pamje magjike të luginës përpara.


Yanar Dag 6 1024x666<!–

–>

Advertisement

Zjarri që nuk shuhet prej 4000 vjetësh

Advertisement

000000 1024x576<!–

–>

Në “Muzeun e jetëgjatësisë”, mes dëshmive për njerëz që kanë jetuar për 150 vjet

Advertisement

Duke qenë mbi 50% malorë, shumë nga fshatrat e Azerbajxhanit arrihen vetëm duke ecur në këmbë dhe kjo po shihet si një aktivitet i ri sportiv në vend. Ekzistojnë tre vargmale kryesore që mbulojnë zona të gjera: Kaukazi i Madh dhe i Vogël në të gjithë veriun dhe jugperëndimin, si dhe malet Talysh në jug. Të gjitha ofrojnë mundësi të shumta për ecje dhe guida profesionale.

Deri para pak kohësh, eksplorimi i këtyre zonave dukej i pamundur, mirëpo kërkesat gjithnjë e më shumë në rritje, kanë bërë që të shtohet numri i kompanive të turizmit që ofrojnë ture me alpinistë profesionistë. Turistët zgjedhin të realizojnë udhëtime njëditore ose të nisen nga kryeqyteti dhe të qëndrojnë në shumë nga këto fshatra, duke u akomoduar në shtëpitë apo bujtinat vendase.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit