minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nuk ka nevojë të rrëzojmë male më 25 prill

0

Nga Astrit Patozi 

Të nderuar miq!

Ka vetëm një mënyrë për të ndryshuar gjërat në një vend demokratik: Nëse je parti apo politikan, duhet të konkurrosh, dhe nëse je qytetar i paangazhuar, duhet të marrësh pjesë dhe të përfshihesh në politikë, të paktën duke shkuar të votosh, sa herë vijnë zgjedhjet.

Ndaj edhe asnjë hezitim për 25 prillin dhe për çdo datë tjetër, që vjen më pas, në funksion të ndryshimit.

Advertisement

Ne jemi një grupim i ri politik, që mendojmë se Shqipëri ka nevojë për ndryshime strukturore të thella dhe për një model të ri qeverisës.

Por mbi të gjitha që të çlirohet nga një sistem politik mbytës, i cili ka vrarë konkurrencën në çdo qelizë të shoqërisë.

Eshtë një sëmundje e rëndë, që nis nga hierarkia falso e partive politike, të shndërruara gradualisht në ndërmarrje biznesi me një pronar të vetëm, dhe përfundon tek zgjedhja e administratorëve të pallateve.

Ne as nuk synojmë, por as nuk mundemi ta përfaqësojmë të gjithë popullin, por kryesisht u drejtohemi atyre shqiptarëve të zhgënjyer nga zvarritja e proceseve demokratike, nga dështimet e njëpasnjëshme të qeverive dhe sidomos nga arroganca e pushtetit të një grushti njerëzish, që kanë marrë peng të gjithë vendimarrjen politike në Shqipëri.

Advertisement

Ne marrim përsipër t’i përfaqësojmë ata me dinjitet dhe me mençuri në parlament, në pushtet apo edhe në opozitë qofshim.

Natyrisht, synimi ynë kryesor është që të jemi forcë përcaktuese qeverisëse, sepse në atë rast është më e lehtë dhe më e natyrshme për t’i arritur objektivat poltike, por edhe për të shërbyer si model i ndryshëm i administrimit ekzekutiv.

Dhe për këtë nuk ka nevojë të vrasësh dragoj apo përmbysësh male. Mjafton të votosh Bindjen dhe jo thjesht partinë tënde më 25 prill.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit