minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vendi ku njerëzit jetojnë në ekuilibër me dragoin e Komodorit

0
Vendi ku njerëzit jetojnë në ekuilibër me dragoin e Komodorit

Labuan Bajo, në Indonezi, që do të thotë “vendi ku ndalojnë ciganët e detit”, është qyteti që më shumë se sa thjesht një vend ndalimi, ofron për turistët ndërkombëtarë bukuri të ishujve vullkanikë, shpellave, hoteleve e restoranteve luksoze. Prej këtij qyteti-port, udhëtarët nisen drejt eksplorimit të një arkipelagu të përbërë nga një grumbull ishujsh vullkanikë. Ishuj të ngritur mbi shkëmbinjtë nënujorë prej koralesh, në brigjet e detit Flores në Indonezi, mbajnë statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Me një sipërfaqe të konsiderueshme, ishulli Flores, më i madhi i Arkipelagut, është një vend ku kulturat e pasura fisnore ndërthuren natyrshëm me peizazhet vullkanike. Në këto zona, mund të gjenden akoma pjesë të një kulturë të lashtë, me rituale si vallëzimet dhe flijimet e buajve në liqenet vullkanike, në nder të paraardhësve, e deri te sportet tradicionale, si mundja.

Tjetër ishull në këtë arkipelag është ishulli Komodo që tërheq vizitorë, për shkak të një specie të rrallë që banon aty, dragoi Komodo. “Në legjendën lokale, ne besojmë se dragoi Komodo ka lindur së bashku me njerëzit, nga një nënë”, thotë Ishak, një rojtar në Stacionin e Parkut Kombëtar në ishullin Komodo.

Përgjatë shekujve, fshatarët e Komodo-s dhe ishujve të tjerë aty pranë, banojnë së bashku me pjesën më të madhe të hardhucave, rreth 5000 specie. Banorët kanë mësuar të vendosin një ekuilibër jetese me hardhucat e ishullit, edhe pse shumë prej tyre konsiderohen grabitqarë shumë të rrezikshëm. I tillë është edhe dragoi Komodo, që si specie mund të arrijë një gjatësi deri në tre metra dhe e sulmon prenë e vet me nofullat e forta dhe helmin vdekjeprurës.

Advertisement

Megjithatë, rojet përcjellin vizitorët në habitatin e këtyre specieve pa asnjë armë, por vetëm me një shkop, të cilin e përdorin në raste ekstreme për ta ngulur në bishtin e hardhucave, pika e tyre e dobët. “Dragonjtë nuk kanë sulmuar një qenie njerëzore për më shumë se dy vjet”, shpjegon roja e parkut. “Dhe personi që u sulmua ishte një turist nga Singapori, i cili doli për një shëtitje pa roje”, shton ai.

Të gjithë ishujt ofrojnë për turistët veç kafshëve dhe specieve të rralla, edhe një mori plazhesh me rërë të bardhë, plazhe koralore, shkëmbinj vullkanikë, zhytjen në ujërat e thellë, si dhe mundësinë e eksplorimit të natyrës së egër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit