Një video që tregon në pak sekonda procesin e dekompozimit të një dreri të ngordhur është bërë virale, me njerëzit që po e cilësojnë klipin “edhe të tmerrshëm, edhe fantastik”.
Dreri ngordhi pasi u përplas nga një makinë dhe kinematografi Owen Reiser filmoi të gjithë dekompozimin, që nisi me mbulimin e trupit nga insektet, të cilët u ushqyen me lëkurën dhe mishin e kafshës.
Çfarë ngeli u dekompozua nga bakteret dhe kërpudhat.
“U habita që u dekompozua për vetëm 5 ditë, prisja që procesi të zgjaste të paktën dy javë. Por, temperaturat e larta të korrikut dhe lagështira e shpejtuan”, tha Reiser.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";