
Një varkë në formë violine, e ndërtuar si homazh për njerëzit që kanë humbur jetën nga koronavirusi, ka nisur të premten një udhëtim në Venecia. Mbi mjetin lundrues të veçantë qëndron edhe një muzikante e cila luan në violonçel.
“Violina e Noas” u krijua gjatë pandemisë nga artisti Livio De Marchi, i njohur si “Zdrukthëtari i Venecias”. Ai njihet si krijues i disa skulpturave lundruese, mes të cilave edhe një Ferrari të drunjtë.
Varka është e gjatë 12 metra dhe e gjerë 4. Ajo do të lundrojë për disa ditë rreth qytetit, nëpër kanalet e famshme të Venecias. Edhe pse u testua të premten, lundrimi zyrtar do të nisë në muajin shtator.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";