minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Viti i ri në Tiranë, urohet për mbarësi, largimin e pandemisë dhe vendime të zgjuara

0

Në ditën e dytë të këtij viti banorët e Tiranës vijojnë aktivitetin e zakonshëm. Duket se qytetarët kanë shfrytëzuar pushimet dhe ngritjen e temperaturave, për të shijuar rrezet e diellit. Kodrat e Liqenit Artificial janë më të preferuarat dhe lëvizja aty ishte e madhe, ku urimet për një vit të mbarë nuk mungojnë.

Largimi i pandemisë së COVID-19 mbetet kryefjala e ditës, por dikush ka një mendim më të thelluar dhe më largpamës. “Jemi mjeshtër nga ana materiale, por nga ana shpirtërore jemi zero, duke filluar nga ata që na drejtojnë.  Uroj që njerëzit të dinë më tepër se kush janë, nga vinë, dhe kush është qëllimi i kësaj jete”, thotë njëri prej tyre, por ka edhe nga ata që dëshirojnë thjesht “qetësi dhe zgjedhje të mbara”.

Ndryshe nga çdo vit tjetër, shërbimit zjarrfikës të Tiranës i është dashur të ndërhyjë në shumë pak raste. Asnjë dëmtim nga fishekzjarrët këtë vit.

Deri në rifillimin e punës dhe nisjen e aktiviteteve të përditshme, banorët e Tiranës vazhdojnë të lëvizin të shpenguar në rrugë, sigurisht me shpresën se ky do të jetë një vit më i mirë se ai që lamë pas.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit