minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vodhën në dyqan, polici u paguan darkën e Krishtlindjes

0

Policia u thirr nga punonjësit e një dyqani në Massachusetts më 20 dhjetor, pasi dy gra tentuan të vinin ushqime. Oficeri i policisë Matt Lima mbërriti menjëherë në dyqan, por në vend që të ngrinte akuza për vjedhje ndaj dy grave, ai u pagoi darkën e Krishtlindjes.

Oficeri i policisë zbuloi se gratë, të cilat kishin edhe dy fëmijë të vegjël me vete, ishin familje në nevojë. “Unë jam baba i dy vajzave, të cilat janë në të njëjtën moshë me dy fëmijët e njërës nga gratë dhe më preku”, tha Lima për CNN.

Ai mori veçmas një nga gratë për të folur me të pa e dëgjuar fëmijët. “Gruaja me të cilën fola më shpjegoi se ajo ishte në punë, por nëna e fëmijëve ishte e papunë dhe kishte edhe probleme familjare të tjera. Gjërat që kishin tentuar të kalonin pa paguar ishin pjesë e darkës së Krishtlindjes për fëmijët”, tha ai.  

Oficeri i policisë Matt Lima i dha dhuratë dy grave një kupon 250 dollarë për ta shpenzuar atë për darkën e Krishtlindjes dhe nuk ngriti akuza ndaj tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit