minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zbulohen gjurmët e njeriut 12 mijë vjet më parë

0
Zbulohen gjurmët e njeriut 12 mijë vjet më parë

Pranë një baze amerikane në Utah, arkeologët kanë gjetur 88 gjurmë njerëzore dhe gjurmë të tjera të pranisë së të rriturve dhe fëmijëve që datojnë 12,000 vjet më parë.

Ajo që tani është një fushë djerrë dhe me pluhur, mund të ketë qenë dikur një oaz që shërbeu si një tokë pjellore për kolonët e hershëm amerikanë.

Në këtë vend, arkeologët gjetën gjithashtu gjurmë të një vatre të hapur, që daton rreth 12300 vjet më parë, eshtra zogjsh të djegur, qymyr dhe vegla guri. Të gjitha shenja të pagabueshme të pranisë së njeriut.

Por gjetja më e rëndësishme ka të bëjë me gjurmë të vogla të njeriut të gjetura të ngulura në tokë. Nga ekzaminimi i gjurmëve rezultoi se gjurmët janë të të rriturve të shoqëruar nga fëmijë të moshës nga 5 deri në 12 vjeç. Këta janë njerëz që me siguri ecnin në ujë të cekët, ku rëra mbushte gjurmët ashtu siç ndodh kur ecim në plazh. Veç se nën rërë duhet të ketë pasur një shtresë balte që i mbante të paprekura gjurmët pas mbushjes.

Advertisement

Si dhe kur erdhën për herë të parë këta njerëz në Amerikë? Kjo është ende një pikë në diskutim. Prej kohësh është supozuar se banorët e parë të Amerikës ishin një grup i njohur si populli, ose kultura Clovis, të cilët u vendosën në kontinent rreth 15,000-13,000 vjet më parë.

Zbulimet më të fundit e kanë zhvendosur këtë datë, duke e zhvendosur ardhjen e banorëve të parë në një brez kohor midis 25,000 dhe 37,000 vjet më parë. Disa studime specifike mbi popullatat që kanë banuar në këtë zonë, tregojnë se gjurmët janë ndoshta më shumë se 12,000 vjet të vjetra.

Zbulimi, në fund të fundit, nuk shqetëson njohuritë tona për banorët e parë të Amerikës, por të dhënat janë të jashtëzakonshme duke pasur parasysh moshën dhe pozicionin e tyre. Të vetmet gjurmë të tjera njerëzore nga epoka e Pleistocenit të gjetura në Shtetet e Bashkuara ishin zbuluar kohët e fundit në Parkun Kombëtar Ëhite Sands, në Nju Meksiko dhe datojnë 21-23,000 vjet më parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit