minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zbulohet arsyeja pse disa njerëz nuk i respektojnë kurrë oraret

0

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se njerëzit që nuk respektojnë oraret dhe vonohen, nuk e bëjnë këtë gjë me qëllim apo për të bezdisur të tjerët, por kanë një çrregullim.

Të gjithë kanë një mik, koleg, të afërm ose të njohur që është gjithmonë vonë. Ky zakon e ka origjinën në një pjesë të trurit, sipas disa studiuesve, por tregon edhe disa tipare të personalitetit tuaj. Aktualisht, shkenca është përpjekur të gjejë një shpjegim, duke u fokusuar në “kujtesën eventuale të bazuar në kohë”.

Për ta shpjeguar më thjeshtë, arsyeja kryesore pse njerëzit vonohen zakonisht lidhet ngushtë me çorganizimin, mungesën e kohës ose largpamësisë. Megjithatë, shkencëtarët thonë se ky fenomen shkon shumë më tej. Këtë e tregon një studim i Universitetit të Uashingtonit, i cili zbuloi se disa njerëz e kanë më të vështirë të kontrollojnë nocionin e kohës dhe, për rrjedhojë, është më e vështirë për ta të llogarisin kohën e nevojshme për të mbërritur në një takim në orën e caktuar.

Ky lloj personi e humb lehtë nocionin e kohës dhe mendojnë se një punë e kanë bërë për 10 minuta, ndërkohë që në fakt mund të ketë një orë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit