Filmi ‘Barbie’ ka pasur një sukses të madh brenda dy javëve të para të publikimit dhe sigurisht, ekipi i marketingut është përgjegjës për këtë.

Meme, këngë, linja veshjesh kushtuar Barbit, madje edhe festa “rozë”  u organizuan për të promovuar filmin e Greta Gerwig.

Në fakt, në një botim të Variety thuhet se buxheti i dhënë për marketing ishte shumë më i madh se ai për krijimin e filmit. Sipas informacioneve, marketingu ka kushtuar 150 milionë dollarë, ndërsa i gjithë krijimi i “Barbie” ka kushtuar 145 milionë dollarë.

Duket sigurisht se këto para kanë “zënë vend”, pasi filmi ka thyer çdo rekord në arkat botërore, duke mbledhur 775 milionë dollarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";