Zbulohet reptili më i vogël në botë

Shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur reptilin më të vogël në botë, një nënspecie kameleoni me madhësinë e një fare.

Dy ekzemplarë nga hardhucat e vogla u gjetën nga një ekspedite e drejtuar nga shkencëtarë gjermanë në ishullin e Madagaskarit.

Mashkulli i nano-kameleonit është vetëm 13.5 mm, ndërsa femra është pak më e madhe. Dhe sipas Koleksionit Zoologjik të Bavarisë ai është ndër më të vegjlit e 11 mijë llojeve të reptilëve.

“Kameleoni i ri është gjetur vetëm në një pyll malor të degraduar në Madagaskarin verior dhe mund të kërcënohet nga zhdukja,” shkruan revista Scientific Reports.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";