minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zbulohet se kush është personi i parë i infektuar me SIDA

0

SIDA i ka marrë jetën më shumë se 33 milionë personave në të gjithë botën dhe për virusin HIV, që e shkakton atë, ende nuk është gjetur një vaksinë. Por, ilaçet që e parandalojnë transmetimin e virusit dhe i bëjnë më të lehta simptomat, janë të disponueshme.

Profesor Jacques Pepin, epidemiolog në Universitetin e Sherbrooke në Kanada, prej dekadash përpiqet që të gjejë origjinën e SIDA. Në një libër të tij të vitit 2011, Dr. Pepin doli në përfundim se HIV me shumë mundësi infektoi fillimisht një gjahtar në Kamerun, në fillim të shekullit XX, përpara se të përhapej në Kinshasa të Kongos.

Por, në versionin e ri të librit, thuhet se “Pacienti 0” nuk ishte një gjahtar vendas, por një ushtar i Luftës së Parë Botërore që u detyrua të gjuante shimpanze për ushqim, kur ngeli në një pyll të Moloundu, të Kamerunit, në vitin 1916.

Në një intervistë për “Daily Mail”, Dr. Pepin zbulon se kolonializmi, uria dhe prostitucioni ndihmuan në krijimin e epidemisë.

Advertisement

“Gjatë Luftës së Parë Botërore, Gjermania kishte disa koloni në Afrikë dhe forcat aleate vendosën që t’i pushtonin këto koloni, njëra prej të cilave ishte Kameruni. Ai u pushtua nga ushtarë britanikë, belgë dhe francezë. Ushtarët kaluan 3-4 muaj në Moloundu përpara se të avanconin. Problemi nuk ishin më plumbat e armikut, por uria. Papritur, ishin 1600 ushtarë me armë dhe fishekë, por pa ushqim. E vetmja mënyrë ishte që të përdornin pushkët për të gjuajtur kafshë të egra. Hipoteza ime është që një nga ushtarët u infektua duke gjuajtur në pyll. Ka vrarë një shimpanze dhe kur e ka therur, do jetë dëmtuar dhe plaga i është infektuar me HIV. Kur është kthyer në qytet, ka nisur transmetimin e SIDA-s”, shpjegon profesori.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit