
Princi Philip ka treguar mirënjohjen për tre anëtarë të stafit të tij të ngushtë, duke i përfshirë ata në testament.
Duka i Edinburgut la një pasuri prej mbi 40 milionë eurosh, kur u nda nga jeta muajin e kaluar në moshën 99 vjeç, vetëm disa javë para 100-vjetorit të lindjes.
“Ndryshe nga monarkët e tjerë, Princi Philip do të jetë bujar me tre punonjësit që u kujdesën për të”, thanë disa burime të brendshme nga pallati mbretëror.
Teksa pjesa më e madhe e pasurisë do t’i kalojë mbretëreshës Elisabeth, në testament ai ka përfshirë edhe nipërit, madje edhe Princin Harry, pavarësisht kritikave të tij publike ndaj familjes mbretërore që kur u tërhoq nga detyrat e tij zyrtare.
Ndërkohë, katër fëmijëve të tij, Princit Charles, Princeshës Anne, Princit Edward dhe Princit Andrew iu është thënë se mund të përzgjedhin nga koleksioni prej 13,000 librash në bibliotekën e tij në Pallatin Buckingham.