minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

10 pyetje për rrjedhjet e Vjosës, e cila ngatërron qëllimisht traun e Kastratit me kufirin Shqipëri-Kosovë

0

Nga Kreshnik Spahiu

Unë e mbështes Vjosa Osmanin dhe ndoshta do isha i gatshëm ta votoja, por nuk mund të hesht për gabimet e qëllimshme në shtetin amë.

Ajo “shkëlqeu” për një pjesë të shqiptarëve të Shqipërisë jo për frymēn patriotike, por sepse ja “dhjeu” Edi Ramës në mes të Parlamentit.

Kaq duhej që mediat e opozitës shqiptare ta bënin heroinë.

Advertisement

Po ku gaboj Vjosa Osmani dhe askush nuk ja përmendi:

– Vjosa Osmani kishte 40 vjet që nuk kujtohej pēr varrin e xhaxhait të gjyshit të saj, por çuditërisht e futi në axhendë ditën që erdhi zyrtarisht si kryetare e Kosovës. Shqipëria ka vite e hapur me Kosovēn dhe Vjosa përpara se te lotojë per kolonel Vuçiternen, duhet t’u tregojë bashkë-atdhetarëve pse kurre ne jete nuk u kujtua te sjellë lule te varri, por e mori vesh kete javë që nuk kishte varr. Kjo ishte një gafë që nuk mund ta bëjë një kryetar shteti.

– Vjosa qëllimisht ngatrron traun 5 euro të Kastratit me traun e doganës që ndan Shqipërinë me Kosovën. Ajo foli dhe foli për traun e Kastratit, por heshti për traun e Kastriotëve (siç e quan kolegu i saj Albin Kurti)

– 5 vjet më parë trau 5 euro nuk ekzistonte fare, por ne ishim të ndarë. Trau i Kastratit as na afroi dhe as na largoi sepse ne na ndan kufiri. Taksë të rrugës kemi edhe në Tetovë, por nuk janë taksat 2 euro që na ndajne me Shkupin.

Advertisement

– Ku ishte Vjosa Osmani kur ne bënim me dhjetëra protesta për heqjen e kufirit Shqiperi-Kosove?

– Pse Vjosa Osmani garoi për kryeministre e Kosovës për LDK dhe nuk e kishte program apo premtim heqjen e traut te kufirit Shqiperi-Kosovë?

– Vjosa Osmani takoi Sali Berishën i cili prej 3 vitesh është bojkotuar nga çdo ambasador dhe nga çdo kryetar shteti. Futja në axhendë zyrtare e takimit me Sali Berishën, i cili 4 vitet e fundit të vdekjes së Rugovës u bojkotua edhe nga idhulli i Vjosës, është i papranueshëm. Ibrahim Rugova nga viti 1995 dhe deri sa vdiq refuzoi ta takonte Sali Berishën.

– Nëse Vjosa takoi Berishën si ish-kryeministër, atëhere mund takonte dhe Pandeli Majkon, që ishte kryeministri që furnizoi me armë Kosovën.

Advertisement

– Vjosa Osmani deklarohet rugoviane, por dhe aleate me Albin Kurtin. Këtu ka antagonize, sepse Albini dhe Ibrahim Rugova janë dy doktrina të kundërta dhe nuk mund të luash me dy porta.

– Vjosa Osmani denoncon Shengenin ballkanik por hesht për Shengenin shqiptar. Ajo nuk i kërkon qeverisë shqiptare heqjen e doganave dhe kufirit.

– Vjosa Osmani në asnjë rast nuk përmend bashkimin Shqipëri-Kosovë.

– Vjosa Osmani kritikon Edi Ramën dhe bēn shumë mire, por hesht për Enver Hoxhën dhe ja fal gjakun e gjyshit që Enveri ja humbi varrin dhe ja hodhi eshtrat në lumë.

Advertisement

Vjosa Osmani i bëri disa vota elektorale personale në Shqipëri, por përveç dy trarëve të Kastratit dhe Kastriotëve që kemi në Kalimash dhe Morinë, ajo i shtoi edhe traun e radhës.

Shqipëria dhe Kosova u larguan nga rrjedhja e Vjosës. Jo lumit nga buron emri i saj, por nga llumi i përrenjve politik që kanë përmbytur Tiranën dhe Prishtinën.

Dhe pyetja e fundit që me mundon:

-Vjosa, në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, a do dalësh në fushatë elektorale me program për bashkim Shqipëri-Kosovë, apo ke frikë nga ndërkombëtarët dhe mund të rrezikosh pushtetin tënd?

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit