minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

11 pyetje Lulzim Bashës, kryeministër

0

Nga Ervin Goci*

11 pyetje per z.Lulzim Basha si pretendent i shpallur per pozicionin me te larte ekzekutiv ne ate qe ka mbetur nga Republika e dikurshme e lavdishme e Shqiperise:

1.Nese neser, ose kur te jete data, cila eshte skema dhe me cilat para do te financosh rindertimin e Teatrit Kombetar?

2.Nese neser apo kur te trokase dita, cilat do te jene aktet e juaja politike, qe do te çojne me siguri matematike ne burg, shkaterruesit e Teatrit Kombetar?

Advertisement

3.Nese neser apo kur te jene te shendjellat, do gdhihesh kryeminister, çdo do te behet me ndertesen nga me te vjetrat te Tiranes, Sarajet, kur dihet qe ka nje plan per ta hedhur ne toke dhe madje kur dihet qe brenda PD e duan te rrezuar kete pasuri kombetare me shume se nje eksponent?

4.Nese neser apo kur te bjere vesa, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo te behet me kullen qe po perpin perbindshem, ne shkelje te çdo normative qe dime simbolin 200 vjeçar te Tiranes, Sahatin ; do prishet, apo do ta mbajme kete turp dhe te partypim kete kancer ne trupin e qytetit dhe mbi simbolin me perfaqesues?

5.Nese neser apo kur te jete vijne plakat, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo te behet me ato vila, ndertesa, me ose pa status monument kulture ne Tirane e gjithe Shqiperine ; do kete nje ligj te veçante per to, do kete ndonje mase urgjente per te mos lejuar degradimin e metejshem, do te kete ndonje politike per vitalizimin e tyre, apo do t’i leme qe t’i perpijne gorillat e ndertimit dhe ato qe kane mbetur?

6.Nese neser, apo kur te agoje dita qe te jeni kryeminister, çdo te beni me disa leje ndertimi per kulla, te cilat tashme jane dhene dhe presin te fillojne punimet, si psh., kulla tek ish-ekspozita, kullat te Garda e Republikes, m’u ne zemer te parkut te liqenit?

Advertisement

7.Nese neser apo kur te kendoje gjeli, do te jeni kryeminister i Shqiperise, çdo behet me mbi 30 Kulla, nje pjese te ndertuara, te tjera ne pritje, te parashikuara per t’u ndertuar ; do te bllokohen, do te hetohen, do te prishen, do te konfiskohen, cili eshte plani per to?

8.Nese neser, apo kur te vije vafti, do te jeni kryeminister i Shqiperise, çdo te behet me ato 350 leje apo 400 mesatarisht qe jepen çdo vit nen ritem industrial ne Tirane, do te kete moratorium te plote apo do te vazhdoje kullufitja e çdo centimetri te lire qe ka mbetur ne qytet?

9.Nese neser apo kur te kendoje thelleza, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo te behet me ato 60% te 1400 lejeve te ndertimit qe jane dhene per kompani, te cilat nuk i kishin parate per t’i ndertuar keto godina ; a do te hetohen ato nje per nje, apo do te lihen keshtu siç jane si deshmi monumentale te nje Shqiperie qe betonizoi jetet tona me respektet meritare qe i takojne?

10.Nese neser, apo kur shkelqeje dielli n’shpat malit, do jeni kryeminister i vendit, çfare do te behet me ata mijra te shperngulur apo ne proçes nen distopine e rindertimit, kryesisht ne qarkun e Tiranes dhe Durresit – qe po shkulen si kohen e reformes agrare, duke marre nje shtepi ne kembim te leshimit te tjetersimit te vleres se tokes – do rishqyrtohet proçesi, do kene ze qytetaret, apo do te vazhdoni me te njejten masaker por te prezantuar pak me bute?

Advertisement

11.Nese neser apo kur te vije sihariqi, do te jeni kryeminister i Shqiperise, çdo te behet me ata 300.000 shqiptare qe sot lengojne si qytetare te dores se dyte te paformalizuar ne shtepite e tyre, kryesisht ne Tirane, por dhe ne qytete tjera ; do te formalizohen, do kene dhe ata te drejta si gjithe qytetaret e tjere, apo do te lihen ashtu terur qe t’i fshije buldozeri i rradhes?

Nese z.Basha ka ndonje pergjigje bindese, te paekuivoke, jo per mua, por per syte e veshet e publikut, e marr shume seriozisht idene per ta votuar. Nese nuk ka pergjigje per keto nyje qe na kane mberthyer per fyti, une per vete refuzoj madje dhe ta degjoj, pale pastaj ta besoj.

Nuk jane vetem keto sigurisht ne Shqiperi, por keto jane nyje, pergjigjet ndaj te cilave per mua tregojne kristal vullnetin politik te nje subjekti.

Nese nuk flitet per keto, gjithçka eshte trendeline e propagande..nuk duhet t’u besoni asnje fjale!

Advertisement

E di qe do me thoni, mos prit pergjigje, por une nuk kam asnje te drejte qe mos t’i jap nje shans si qytetar qe te me mbushe mendjen.

E garantoj qe keto ngulçe i vuajne me mijera.

Pres me besim.

*Pedagog, aktivist i mbrojtjes së Teatrit

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit