minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

20 Shkurt 2021, si u eklipsua kjo datë nga PD

0

Nga Ben Andoni

20 Shkurti, 30 vite më vonë, është thjesht një ditë kalendarike për PD-në, me të cilën ajo identifikohet në historinë e saj të shkurtër, por shumë të nderuar ndër shqiptarë.

Ndër vite kanë rendur shumë njerëz të saj për të treguar protagonizmin, kurse në masë zyrtarët e PD-së kanë treguar sesa e nderojnë duke u munduar të identifikohen me të. Por shumë vite më vonë, data, që shënon rënien e shtatores së Enver Hoxhës, është thjesht një data përkujtimore.

Në vend të kësaj ka lindur një strukturë e re nderimi, që zyrtarët e saj e respektojnë. Ndaj, çfarëdo që bëjnë me postimet në facebook apo në rrjetet e tjera sociale, ata i janë larguar kësaj date.

Advertisement

E para, nuk përcollën dot bashkë me kundërshtarët e tyre PS-në atë që kërkonin shqiptarët asaj dite. Nuk e fshinë dot emrin e Enver Hoxhës, që sot e ke të pranishëm në mënyrë të vazhdueshme në median shqiptare dhe më shumë se kaq në vetëdijen dhe nënvetëdijen e politikës dhe shqiptarëve.

Është rreshtur zëri i të persekutuarve, pasi një pjesë nuk e jetuan dot të plotë demokracinë, e të tjerët u shpërfytyruan ndër zyra për pak vlerësim. Dhe, e fundit, por jo më e pakët, disa nga protagonistët e asaj dite pothuaj janë fshirë sot nga kujtesa.

Në literaturë flitet se Harresa është një proces i lidhet me pamundësinë e riprodhimit dhe e rilindjes së përmbajtjeve, që zotëron një individ dhe madje edhe fshirja e plotë deri te gjurmët nervore të saj. Dhe, nuk mbaron këtu, në vazhdë të kësaj shumë marifetçinj e kanë fshirë edhe vijën logjike të ngjarjeve duke na lënë me një boshllëk të paimagjinueshëm. Sot, njerëzit mund të kujtojnë shumë mirë ngjarje të socializmit, por aspak 20 Shkurtin.

PD-ja e pati një mundësi ta nderonte ndryshe por ajo e braktisi duke u dhënë dërrmën njerëzve të asaj dite. Fatmir Merkoçi, militanti i hershëm i PD-së, i përgjakur i asaj dite nuk figuron askund në projektet e të ardhmes së PD-së dhe idetë e ardhjes së tyre në pushtet. Bashkë me të edhe një grup jo i pakët djemsh të rinj, që asokohe i vunë gjoksin përpjekjes së kryeqytetasve.

Advertisement

Tashmë askush nuk e kujton më Shimën, Brahimin, Abazin, Hoxhën, Qyqen e shumë e shumë militantë të asaj dite që mbeti në kujtesë të njerëzve atë ditë por jo në planet e pushtetarëve që fituan pushtet. 20 Shkurti tashmë 30 vite më vonë është thjesht një datë…për të kujtuar…asgjënë, që politikanët e PD-së dhe jo vetëm ata na e tregojnë me protagonizëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit