minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

30 vjetori i marrëdhënieve me SHBA: James Baker, dhuna dhe krahasimi i Ramiz Alisë me Ilir Metën

0

Nga Ylli Pata

 

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka dhënë një deklaratë për 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Qëndrimi i zyrtarit të lartë të DASH, Ned Prince, ishte më actual, sesa tradicional dhe diplomatik.

Advertisement

“Shqipëria nuk ka një aleat më të madh, partner, ose mik se SHBA-të. Ne shohim përpara se çfarë mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, deklaroi Prince, çka ishte një mesazh i rëndësishëm ndaj paralajmërimeve që kanë ardhur nga Ilir Meta për “kapje për veshi të amerikanëve”.

Në verën e vitit 1991, në Shqipërinë ku president ishte Ramiz Alia, kur pushtetin e kishte PPSH në të gjithë mekanizmat e shtetit; pra në polici, prokurori, pushtet vendor etj, Shqipërinë e vizitoi zyrtarisht sekretari amerikan i Shtetit James Baker.

Në këtë vizitë, e cila u përgatit nga një ambassador amerikan që kishte një dhomë në hotel Dajti, Baker mbajti një miting të madh në sheshin “Skënderbej”, ku pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin përkrahës të opozitës antikomuniste, u takua me të gjithë partitë politike në Parlament, mbajti një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë, u takua me presidentin e kohës Ramiz Alia, kryeministrin Ylli Bufi, zv.kryeministrin Gramoz Pashko etj.

Në mitingun e mbajtur në sheshin “Skënderbej”, Baker deklaroi se “liria funksionon”, çka ishte një mesazh ideopologjik dhe politik i SHBA-së, që në atë kohë shkonte në logjikën e betejës amerikane me Bashkimin Sovjetik për të luftuar komunizmin.

Advertisement

Por në Parlamentin e Shqipërisë, ai paralajmëroi mazhorancën në fuqi, se “ashtu siç nuk ka më kthim mbrapa në rrugën e Shqipërisë së re, nuk ka vend përgjatë asaj rruge për dhunën, nuk ka vend për kërcënimin dhe nuk ka vend për përdorimin e forcës”.

Po ta shikosh me kujdes, ky mesazh i SHBA-së duket se është përsëritur disa herë në momentet më kyçe të historisë së deformuar së demokracisë shqiptare.

Në vitin 1997, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Mariza Lino doli në televizionin shqiptar dhe deklaroi: “Demokracia nuk vjen nëpërmjet dhunës”.

Po ashtu dhe i ndjeri Joseph Limpreht, po edhe ambasadorë të tjerë të SHBA, e kanë përsëritur disa herë këtë qëndrim, i cili, në vitin 2019 erdhi dhe u forcua edhe më shumë.

Advertisement

Kjo, pasi Partia Demokratike dhe LSI dogjën mandate e deputetëve dhe bojkotuan zgjedhjet vendore, duke dalë nga sistemi politik.

SHBA i kërkoi palëve që të tërhiqen nga ky vendim, por si Basha, ashtu dhe Kryemadhi, nuk u tërhoqën.

Përkundrazi, partitë e udhëhequra nga ata, zhvilluan një sërë protestash të dhunshme përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit të Shqipërisë.

Njerëz të opozitës thyen portën e Kryeministrisë e tentuan të hynin brenda me disa mjete luftarake, të njëjtën gjë bënë edhe para Kuvendit. Policia reagoi fort.

Advertisement

Ndërkaq, në verën e vitit 2019 erdhi deklarata e Mathevv Palmer, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i kërkoi personalisht Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që të heqin dorë nga dhuna.

Në mediat tona u tha që zyrtarët amerikanë i kishin bërë të ditur si Bashës, ashtu dhe Kryemadhit, se nëse vijojnë veprimet e dhunshme, PD-ja dhe LSI-ja do të shpallen organizata politikisht të dhunshme.

Sot, 2 vjet pas atij episodi, kemi një përsëritje të një skenari të njëjtë në Shqipëri, ku presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka premtuar se do të përkrahë një reagim të dhunshëm kundër regjimit demokratik të vendit, që përfaqësohet nga vullneti i qytetarëve.

Ai deklaroi sot se do të ketë një “popull problematik” kundër mazhorancës.

Advertisement

E kjo deklaratë vjen pasi dy javë më parë premtoi se “do t’i kapë për veshi amerikanët e Edi Ramës”.

E bazuar në deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit, mund të thuhet hapur se ajo ishte thjesht një replikë me Ilir Metën.

“Shqipëria nuk ka një aleat më të madh, partner, ose mik se SHBA-të”.

Pas kësaj deklarate, Ilir Meta ka dhënë një qëndrim mjaft të drunjtë, çka përbën realisht një zhvillim të rëndësishëm dhe shqetësues.

Advertisement

“Shqiptarët kujtojnë sot me gëzim dhe krenari rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

Kjo datë historike, për ne shënon edhe një moment për të nderuar ata mijëra shqiptarë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, të evokuara nga ky vend i madh.

Kjo ngjarje e shënuar i frymëzon dhe u forcon shqiptarëve edhe më shumë besimin në parimin themelor të çdo shoqërie demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Kreu i shtetit shqiptar, në deklaratën e tij zyrtare nuk thotë asgjë për kuptimin politik të aleancës me SHBA dhe nuk shpreh qëndrimin si përfaqësues i shqiptarëve që e shikojnë Amerikën si krye-aleatën politike të vendit.

Advertisement

Nga ana tjetër, Meta nuk ka folur asnjë fjalë për çlirimin e Kosovës, praminin në NATO, reformën në drejtësi, apo edhe kontriburin e SHBA për ecurinë europiane të vendit.

Sot ne kemi hasur një qëndrim të rrezikshëm, që në vitin 1991, Ramiz Alia nuk e pati kurrë.

Edhe pse James Baker i tha troç që largoi dhe jepu pushtetin forcave demokratike.

Dhe e bëri këtë në një kohë kur në Shqipëri kishte një qeveri koalicioni PD-PS dhe një detantë sociale në vend.

Advertisement

Sot, në 30 vjetorin e këtyre marrëdhënieve, logjika e thirrjes së SHBA është e njëjtë, por që në Presidencë nuk ka një njeri si Ramiz Alia, i cili ka premtuar që do të ketë një kalim paqësor pushteti, por Ilir Meta, që përveçse luftë në Shqipëri, premton dhe përplasje të fortë me amerikanët.

Të cilët, më 25 prill do të kenë edhe ushtarë në Shqipëri…

TemA 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit