minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

8 dhjetori, edhe si dita e vaksinimit kundër Covid-19

0

Nga Alfred Peza

E marta e kësaj jave, ose 8 dhjetori 2020, shënoi një përkim interesant. Në ditën e përkujtimi të 30 vjetorit të fillimit të protestave në Qytetin Studenti, që çuan në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, bota demokratike regjistroi një zhvillim të jashtëzakonshëm në lidhje me pandeminë.

Një grua 90 vjeçare nga Irlanda e Veriut, e shënoi emrin si e para në botë që iu nënshtrua vaksinimit nga Covid-19, duke përhapur një valë të paparë shprese dhe optimizmi kudo. Në këtë mënyrë Autoritetet Shëndetësore të Britanisë së Madhe, i hapën rrugën përmes përdorimit të dozave të para të kësaj vaksine të testuar gjerësisht, edhe realizimit të programit global të imunizimit të qytetarëve nga virusi vrasës.

Në të njëjtën ditë edhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miratuan vaksinën e kampanisë farmaceutike “Pfizer”, për përdorim emergjent tek popullsia. Miliona doza të prodhuara ndërkohë prej saj, janë shpërndarë në shumë shtete dhe pritet që të përdoren në orët në vijim.

Advertisement

Këto dy hapa të hedhur të martën e kësaj jave, janë të një rëndësie historike, për të hyrë në fazën e luftës konkrete ndaj njërës prej katastrofave më të mëdha shëndetësore që njerëzimi ka përjetuar në 100 vitet e fundit. Këto lajme kanë pushtuar pothuajse të gjitha mediat globale, duke i dhënë kësaj dite, rëndësinë e pikës së madhe të kthesës në përpjekjet për ta mposhtur Covid-19.

Revista prestigjoze “TIME” në kopertinën e saj të fundit, e cilësoi 2020, si më të keqin që kemi përjetuar ndonjëherë. Ndaj veç të tjerash, kjo e martë, mund të shënojë pikën e kthesës së madhe jo vetëm për shëndetin e njerëzve por edhe për ekonominë, biznesin, tregjet dhe zhvillimet e tjera të jetës sonë shoqërore si arsimi, arti, kultura dhe sporti. Ky moment bën që të shohim më në fund dritë në fundin e tynelit, për ta parë vitin 2021 më me optimizëm, për të ardhmen e jetës së gjithësecilit prej nesh dhe rikthimit të normalitetit kudo.

Shqipëria po bën gjithçka, për të nisur sa më parë fushatën e vaksiminimi të popullsisë, duke qenë në atë që njihet si dritarja e parë e shpërndarjes së vaksinës. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka garantuar se sapo vaksina të aprovohej, Shqipëria si pjesë e aleancës Covax, do të jetë ndër të parat që do ta përfitojë. Në këtë aleancë të krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), bëjnë pjesë 180 shtete, përfshi edhe 27 vendet anëtare të BE.

Në këtë mënyrë, duket të jetë çështje ditësh apo pak javësh, që vaksina të mbërrijë edhe në vendin tonë. Një moment ky që na bën të reflektojmë thellë, për 10 muajt e vështirë, që kemi kaluar gjatë këtij viti. Mjafton të kujtosh se deri më tani, janë regjistruar 936 raste të humbjes së jetëve njerëzore dhe 44 436 qytetarë të tjerë, të prekur nga virusi vrasës.

Advertisement

Brezi i të rinjve të sotëm nuk e përjetoi as Luftën e Dytë Botërore si stërgjyshërit e tyre, e as atë kundër një regjimi totalitar në Shqipëri, si gjyshërit dhe prindërit. Le të mos harrojnë ndër vitet që do të vijnë këtë luftë të re ndryshe. E bashkë me të, edhe ditën kur nisi vaksinimi kundër pandemisi globale. Kjo luftë e paprecedentë, nuk e ka një datë të saktë se kur filloi, por kemi tashmë një ditë kur nisi shfarosja e virusit të saj vrasës.

Përfundimi i kësaj lufte në muajt e ardhshëm, do të ketë edhe një datë për gjithë njerëzimin, që do të përkujtohet përgjithmonë si momenti i triumfit ndaj të keqes së pëbashkët dhe sfidave të reja globale. Shqiptarët do të kenë arsye, po aq sa gjithë të tjerët, që ta festojnë atë me shpresën që të mos rikthehet më kurrë! Duke mos harruar, se ajo filloi pikërisht sot, më 8 dhjetor 2020.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit