minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

882 milionë dollarë dëm vjet!!!

0
882 milionë dollarë dëm vjet!!!

Nga Eduard Zaloshnja

Në raportin që Arben Shehu, kryetari i KLSH-së, i paraqiti Kuvendit të Shqipërisë (ky i fundit e emëroi vjet me votat e PS-së), dy shifra janë alarmuese: 22 milionë dollarë dëm i drejtpërdrejtë financiar dhe 860 milionë dollarë dëm i tërthortë ekonomik gjatë vitit të shkuar – në total, 882 milionë dollarë!!! Kjo shifër është disi më e ulët se shifrat që raportonte më parë ish-kryetari Bujar Leskaj (që ishte emëruar nga Kuvendi me votat e PD-së dhe LSI-së). Sidoqoftë, është një shifër alarmante për nga magnituda, si dhe për faktin se raportohet nga një i emëruar me votat e partisë në pushtet.

22 milionë dollarët e dëmit të drejtpërdrejtë financiar janë shkaktuar nga shkelje e abuzime në vjeljen e të ardhurave dhe kryerjen e shpenzimeve buxhetore. Ndërsa 745 milionë dollarë dëm ekonomik janë shkaktuar nga shpenzime të kryera pa efektivitet ose/ dhe pa ligjshmërinë e pa kontrollin e duhur në fushën e prokurimeve dhe investimeve publike. Rreth 11.5 milionë dollarë ka qenë dëmi i tërthortë ekonomik në fushën e të ardhurave buxhetore.

Për ta kuptuar magnitudën e dëmit ekonomik e financiar që ka konstatuar KLSH-ja vjet, mjafton të përmendim se 882 milionë dollarë janë sa 1/5 e të ardhurave buxhetore të 2020-ës. Ose mjafton të përmendet që me 882 milionë dollarë mund të ndërtohen 700 shkolla të reja nga themeli. Ose mjafton të përmendet se mund të plotësohet me 4 korsi të pandërprera një autostradë Tiranë-Elbasan-Korçë-Kapshticë.

Advertisement

Dhe ky dëm, me këtë magnitudë, ka qenë i përvitshëm…

Për ata që nuk paguajnë drejtpërdrejt tatime mbi të ardhurat/fitimet apo taksa të tjera të drejtpërdrejta, duket se dëmi që evidenton KLSH-ja çdo vit është një shifër abstrakte, që nuk ka lidhje me kuletën e tyre personale. Por, në fakt, ai ka shumë!

Rreth 1/6 e çmimit të çdo malli apo shërbimi përbëhet nga TVSH-ja (Tatimi i Vlerës së Shtuar). Ata që shesin mallra apo shërbime, TVSH-në që ua marrin qytetarëve (kur këta paguajnë për mallrat/shërbimet), e derdhin në Thesarin e Shtetit.

Dhe të ardhurat nga TVSH-ja përbëjnë rreth 2/3 e të ardhurave buxhetore. Me pak fjalë, pensionistë e të papunë, nxënës e studentë, fshatarë e qytetarë, të pasur e të varfër, kontribuojnë për të mbushur 2/3 e arkës së shtetit, sa herë që paguajnë për një mall apo shërbim. Dhe njerëzit që mbahen me rrogat nga arka e shtetit u sjellin atyre një dëm ekonomik-financiar vjetor sa 1/5 e të ardhurave buxhetore…

Advertisement

Fatkeqësisht, deri më sot shumë pak përgjegjës të këtij dëmi të përvitshëm janë ndëshkuar politikisht, administrativisht, e aq më pak penalisht…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit