minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

A do ta likuidojnë Putinin gjeneralët dhe oligarkët e tregut në Moskë?

0
A do ta likuidojnë Putinin gjeneralët dhe oligarkët e tregut në Moskë?

Nga Spartak Ngjela 

Analiza jonë që kemi bëri që në ditët e para të luftës Rusi-Ukrainë, po rezulton e saktë

Shenjat po tregojnë se Putinin  do ta likuidojnë.

Ose do të likuidohet Putini, ose do të shkatërrohet Rusia me një dëm kolosal ekonomik.

Advertisement

Në fakt ky nuk është rasti i parë në histori kur krerët si Putini kanë prekur stabilitetin e shtetit dhe tregun.

Kurse, në një kohë lufte…

Veprimet me psikikë të shregulluar nga një president absolut në një shtet, i trembin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë me frikën e tyre të sëmurë. Kjo frikë i detyron që këta të shkojnë deri në vrasjen e presidentit të tyre.

Dhe dihet si fakt historik se, në një periudhë lufte, këtë e bëjnë gjeneralët e ushtrisë.

Advertisement

Kjo është një e vërtetë historike që ka vijuar me vrasje presidentësh apo komandantësh të ushtrive nëpër luftëra pushtuese.

Putini nuk e mori në konsideratë as historinë heroike të Ukrainës, as forcën morale dhe ushtarake të Perëndimit dhe as dobësinë e theksuar të Rusisë kundrejt forcës së Amerikës.

Tani politika amerikane po tallet me të.

Por ai nuk mund të imagjinonte që një president i Ukrainës do ta mundte në luftë Rusinë.

Advertisement

Tani, të gjithë këta faktorë bashkë kanë konverguar në një pikë: te kapitullimi i Vladimir Putinit.

Por kjo do të sjellë në botën demokratike një progres të ri.

Edhe Shqipëria, edhe Kosova, edhe vetë  shqiptarët, në të dy shtetet e tyre, do të kenë favoret e veta kombëtare.

Putini erdhi në pushtet si një forcë antiperëndimore, dhe pasioni anti-Perëndim ia errësoi arsyen. Kërkonte të jepte një shembull force në Evropë, dhe po bie viktimë e arsyes së tij të mangët, e cila nuk e analizonte dot forcën që kanë sot Shtetet e Bashkuara në të gjithë Perëndimin.

Advertisement

Po tani?

Putini tani është drejt falimentimit.

I janë vrarë katër gjeneralët e tij agresivë dhe besnikë. (!)

Ka pasur humbje të mëdha në njerëz dhe mjete lufte, dhe ka të dhëna që po shkon drejt një dekadence mendore.

Advertisement

Atëherë, çfarë do të bëjnë figurat ruse me mend në kokë?

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit