
Nga Kreshnik Spahiu
A do i njoh humbësi zgjedhjet e 25 Prillit?
Përgjigjen e kësaj pyetje, tashmë e di i madh dhe vogël në Shqipëri, nga mosha 3 vjeç dhe deri 100 vjeç:
Nëse humbet Rama do njihet rezultati, por nëse humbet Basha harrojeni se do njoh humbjen 12 vjeçare të shkaktuar nga numri 12.
Po pse Partia Demokratike e ka humbur të drejtën të kontestoj rezultatin e zgjedhjeve?
1- Partia Demokratike premtoi 8 vjet se nuk do hyj në zgjedhje me “Edi Ramën kryeministër” dhe sot shkeli mbi këtë kauzë.
2- Partia Demokratike kishte 24 vite në dorë të riparonte sistemin dhe garantonte votëm e lirë por nuk e bëri.
3- Partia Demokratike braktisi kauzën e çadrës për “votimin elektronik”.
4- Partia Demokratike ka aleate kryesore LSI themeluesen e blerjes votave me para.
5- Partia Demokratike premtoi revolucion me bojkotin e 30 Maj për zgjedhjet lokale por nuk e realizoi.
6- Partia Demokratike ka 50% të komisionerëve në KQV dhe KZAZ dhe numëron votat e saj.
7- Partia Demokratike ka në krah të saj Presidentin dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (shumicën dhe kryetarin e saj)
8- Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit e lumtur se vota po garantohet.
9- Partia Demokratike nuk kërkoi në asnjë moment votat e 2 milion emigrantëve.
Për këto arsye, nga sot mos mendoni se kush do fitoj zgjedhjet, por nëse humbësi do i njoh ato apo jo.
Sigurisht, ka vetëm një arsye që zgjedhjet mos njihen si rezultat. Dorëheqja e lë pa gjumë Lulzim Bashën. Sigurisht që do e kundërshtoj. Ai shkroi edhe libër që ti paraprij rezistencës që mos largohet nga kreu partisë. I lëpihej në libër Sali Berishës. I kujtonte atij që ka refuzuar vrasjen e “babait”.
Kërkonte në librin e tij “Misioni im”, që ta fuste në borxh Berishën dhe ky të jetë gomonja që do e shpëtoj nga përmbytja e turpshme e 26 Prill.
Por shqiptarve nuk ka çfarë ju intereson se kush do jetë kryetari i Partisë Demokratike pas humbjes. Ajo parti nëse humbet 12 vjet e ka humbur misionin e saj dhe është kthyer biznes sh.p.k i plakut Berisha. Le ta mbajnë edhe 30 vjet Lulzimin por nuk do lulëzojnë kurrë.
Shqipëria ka nevojë për stabilitet.
Dorëheqja e Lulzimit ndoshta do të vonoj.
Rezultati i zgjedhjeve nuk do njihet nga i mbaruari por si zakonisht sytë do jenë nga Washingtoni dhe çfarë do thotë ambasadorja e SHBA.
Diplomacia amerikane sot paralajmëroi, që askush nuk mund ti rikthehet dhunës, dhe këtu ka parasysh ata të tre që 25 qershori do i nxjerr nga politika për gjithmonë: Berisha-Basha-Meta.
S’kanë rrugë tjetër veç rrëmujave. Do ju thonë elektoratit në datë 26 Prill: Do e rrëzojmë Ramën me protesta dhe do ketë zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë Monikën s’po e llogaris tek dorëheqjet, sepse ajo është gjysmë e gatshme për koalicionin e ri me fituesit.