minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sa e rrezikojnë PD-në të “rebeluarit” e rinj në zgjedhjet e 25 prillit?!

0

Nga Ylli Pata

Shpërthimi i kreut politik të PD-së për qarkun Shkodër, Romeo Gurakuqi, për ndalimin e kandidimit në zgjedhjet e 25 prillit, natyrisht nuk u prit mirë nga ky i fundit.

Ish-deputeti shpërtheu duke sulmuar komisionin “Nishani” e duke kursyer Lulzim Bashën. Ky nuk ishte reagimi i vetëm, pasi në këtë mënyrë reagoi Salianji, pak më butë Klevis Balliu dhe shumë e shumë më fort Halim Kosova, i cili nuk kurseu as numrin dy të PD-së, Gazment Bardhi.

Duket se një seri reagimesh do të vijojnë në të ardhmen nga emra të tjerë, të cilët nuk janë të kënaqur me ndërprerjen e karrierës së tyre në këtë mënyrë.

Advertisement

Nuk dihet nëse këtë situatë do ta marrë në dorë Lulzim Basha, duke folur me këta persona, të cilët ju bindën kreut të PD-së në nismën kamikaze për të djegur mandatet më shumë se një vit më parë.

Po sa e dëmton realisht PD-në, kjo aradhë reagimesh, në një kohë kur në fushë ka disa parti të dala nga selia blu, të cilat përbëhen e drejtohen nga ish-krerët e Partisë Demokratike?

Realisht, vetë shtrimi e hapja e këtij debati e mban protagonizmin politik tek opozita dhe mënyra sesi Basha do ta menaxhojë këtë “krizë” do të jetë determinante për pasojat e saj.

Nëse kreu i PD-së, siç dhe sot do të vijojë të ndalojë komunikimin me faktorët që janë subjekt i këtij “rebelimi”, sipas të gjitha gjasave, muri do të sjellë një zhgënjim e më të madh që shkon si favor i menjëhershëm për partinë e Topallit, Patozit, Murrizit e Hajdarit.

Advertisement

Fakt është se Lulzim Basha nuk e ka kryer ende atë që premtoi prej kohësh; hapjen e Partisë Demokratike në shoqëri, siç ndodhi në vitin 2005 me rikthimin e të larguarve dhe formimin e KOP-it.

Basha jo më kot, e ka lënë debatin të mbyllur deri tani që nëse do të ketë kalime tek partitë e tjera, të ndodhë me urdhër një linçim, duke i akuzuar se po shkojnë në “preherin e Edi Ramës”.

Efekti i të pakënaqurve nga moskandidimi, sipas të gjitha gjasave pritet të ndihet edhe në PS, kur kjo forcë politike të bëjë me dije se kush do të jenë e kush nuk do të jenë në listat e deputetëve.  Një lëvizje e të pakënaqurve nga PS drejt partive të opozitës, gjithashtu mund të shfrytëzohet nga Rama e udhëheqja e PS për të akuzuar se po shkojnë tek Berisha e Meta.

Gjithsesi, në një klimë ku vota është e rëndësishme në çdo qelizë dhe lufta do të bëhet edhe për një mandat, pasojat e një rrjedhje të tij ka shumë gjasa që të jenë të ndjeshme.

Advertisement

Sidomos nëse përdoret varianti i joshjes së disave prej këtyre të pakënaqurve duke i premtuar poste në rast marrje të qeverisë. Kandidimi apo mos kandidimi duhet të jetë një akt transparent dhe i tillë, edhe sqarimi dhe dialogimi i Lulzim Bashës qoftë me personat e pakënaqur, apo edhe me publikuan që duan të kuptojnë se si po formohet dhe kush do të jetë ekipi politik i Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit