minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ajo është Grida Duma e vërtetë!

0

Dje në studion e “Open” në Top Channel ka pasur një debat midis Grida Dumës dhe Frrok Çupit, por le të lemë me gjakftohësi qendrimet pasionante, politike dhe gjykimet se kush është gazetari Frrok Çupi apo kush është politikania Grida Duma.

Le ta shohim në kontekstin e fjalorit, sjelljen publike që kanë bërë këta dy personazhe dhe po të analizojmë me qetësi faktet dhe mënyrën sesi rodhi emisioni, do të vëmë re se kemi parë Grida Dumën e vërtetë, pra të gjithë ata që mendojnë se Grida është personazh tjetër, është një personazh me një sjellje tjetër qytetare, është e edukuar dhe kulturuar, ajo që pamë dje në emsion është fytyra e vërtetë e Grida Dumës.

Nuk keni parë të tilla sharje më parë nga Grida, apo gjuhën e pahijshme që nuk i shkon jo vetëm një përfaqësuesi politik por as një personazhi rruge. Këtë mund ta vërtetojmë lehtësisht me videon e Ervin Salianjit me G.D., ku ka mjaft shprehje “të bukura” , ka mjaft fjali sharje dhe gjuhë rrugësh. Rasti i djeshëm ku Grida Duma thoshte “Ti je fundi i kavallit për të dëgjuar. Ti je i mbaruar. Nuk barazohesh dot me askënd ti. E di pse të kursej dhe llumin si puna jote?”, pyetjet e përdorura e të tjera si këto tregojnë se kush është Grida. Nuk është një Grida ndryshe, nuk është ajo Grida që presin militantët e PD, ajo është Grida e vërtetë.

Një njeri që nuk kontrollon dot nervat, një njeri me të shkuar të errët e përfshirë në skandale dhe hetime nga prokuroria për shitje pronash. Kushdo mund të shkojë ta vërtetojë!

Advertisement

Është Grida Duma e historisë së Artan Santos dhe thirrja e fundit e tij në telefon , është Grida Duma që shkoi dhe u dorëzua në zyrën e Saimir Tahrit për orë të tëra, ajo e G.D-së në videon e famshme me Ervin Salianjin që e keni më poshtë.

Kjo është Grida Duma! Përtej nureve të saj apo bukuriosë që do të shfaqë është një personazh me bëma, gjëma dhe 1001 e zullume, është një njeri që flet me një gjuhë rrugësh në një studio televizive dhe në vend që të japë mesazhin dhe etikën e një intelektualeje apo të një nëne, flet sikur të ishte mbledhur me horrat e lagjes dhe po ndante se kush ishte më i forti. Sot në vend të një reflektimi apo të një ndjese publike, ka dalë dhe bën avokatinë e vetes dhe çëshjen do ta bëjë sa më politike. Në fakt nuk ka asgjë politike në atë debat që ndodhi mbrëmë.

Gazetari Frrok Çupi mund të jetë i 1001 bëmave dhe gjëmave, të mirave apo të këqijave në gazetari, mund të bëjë 1001 të sulme apo akuza por kurrësesi nuk ishte ai problemi dje, sepse së pari u ofendua nga një femër, live në një studio televizive dhe nga ana tjetër ai i dha një përgjigje. Thjesht iu përgjigj gjuhës së neveritshme të të vërtetës Grida Duma, atë që nuk e kishim parë më parë. Madje sot militantët duan ta shesin sikur është sulmi dhe përplasja e një gazetari të paguar të qeverisë me Grida Dumën.

Në fakt edhe Grida edhe Frrok Çupi dje kanë qenë ata të vërtetët, nuk ka më pak faj Frrok Çupi e nuk ka më pak faj Grida Duma, por është ajo që e provokoi atë debat , është ajo që përdori një gjuhë të turpshme dhe fyese në një studio televizive. Një zonje nuk i pranohet në asnjë rast ajo lloj sjellje dhe ajo lloj arrogance por, ajo është gjuha e Grida Dumës, ajo është Grida Duma e vërtetë, ajo është Grida që njerëzit nuk e njohin.

Advertisement

Grida e vërtetë është vërtet ajo që patë mbrëmë, është e videos Salianji-G.D., është ajo e historisë dhe dorëzimit të Saimir Tahiri kur ka ndodhur vrasja e Artan Santos apo ajo e shitjes së pronave nga firmat ku ka qenë aksionere të cilat janë janë hetuar nga prokuroria. Kjo është Grida Duma e vërtetë, përtej nureve të saj në ekranet televizive.(CNA.al)

 

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit