minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Albin Kurti është politikan i pabesë

0
Albin Kurti është politikan i pabesë

Nga Berat Buzhala

Ai, kur eshte ne pyetje interesi i tij personal, nuk e respekton kushtetuten, edhe del publikisht e thote qe duke e shkelur kushtetuten po e mbron interesin e qytetareve.

Ai, per shkak te egos se tij te semure, refuzonte te pranonte edhe ato marreveshje nderkombetare qe çonin ne bombardimin e Serbise, sic ishte Marreveshja e Rambujese, ose refuzonte te pranonte edhe ato marreveshje nderkombetare qe e çonin vendin drejt pavaresise, sic ishte Plani i Ahtisaarit;

Premtonte afrim me Shqiperine, por per shkak te egos se tij te semure, ai i degradoi raportet me Shqiperine ne piken me te ulte ne 30 vitet e fundit.

Advertisement

Sot, ai, pa piken e turpit, i bie kryq e terthore Podujeves, shkruan statuse ne FB, duke e shkelur ligjin per heshtjen zgjedhore. Dhe kete nuk e ben tinxa, e ben ne pike te dites dhe e ben me shkrim.

Per Albin Kurtin ligjore eshte cdo gje qe ate e favorizon, kurse eshte jolegjitime cdo gje qe ate e pengon ne arritjen e qellimeve politike. Sepse, ne trurin e tij, ne mendjen e tij, ai eshte shteti, ai eshte kushtetuta dhe ligji. Kur ligjet nuk i pershtaten, atehere sipas tij problemi nuk eshte ai, por eshte ligji.

Albin Kurti eshte politikan i pabese dhe i rrezikshem. Disfata ne zgjedhje para 1 muaji ia ka mjegullu arsyen. Ai nuk mund ta kaperdij edhe nje tjeter. Prandaj, per ta shmangur ate ai eshte ne gjendje te beje cdo gje. Ta thyej heshtjen, ta thyej ligjin, ta shkele kushtetuten.

Mimoza eshte e ndershme, ani pse ka aktakuze, kurse secili politikan tjeter ne te njejten aktakuze eshte hajn. Ai e konsideron veten Pape kurse Vetevendosjen Kishe. E ka te drejten t’i fale mekatet cdo hajni qe nenshtrohet perpara tij.

Advertisement

Une shpresoj shume qe qytetaret, posacerisht ata ne Llap, e shohin se kend e kane perpara tyre.

Nje person te rrezikshem, qe sot e thyen heshtjen, kurse neser i thyen eshtrat. Sipas tij, edhe heshtja edhe eshtrat do te thyen ne interes te popullit. Kurse sipas tij, ai eshte vete populli. Misherimi i popullit.

Mbrojeni demokracine, ligjmerine, te ardhmen e juaj, duke i thene JO Kurtit dhe njerezve te tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit