minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Alteregoja shqiptare e Albin Kurtit

0

Nga Ylli Pata

Fitorja e Albin Kurtit në fakt pritej, por në këto shifra diskutohej. Kjo, pasi LDK-ja nuk mendonte se një pjesë e elektoratit të saj do të votonte për Vjosa Osmanin, që u bë aleate e Albinit.

Por kjo është kronikë e Kosovës, që është bërë e do të detajohet e raportohet edhe mw tutje, natyrisht duke marrë për bazë të dhënat që vijnë nga vota.

Këtë herë, Vetëvendosja e Albin Kurtit, sulmoi më shumë se më parë KQZ-në e Kosovës, i cili është një institucion që e ka marrë në dorën punën nga OSBE, e cila ishte për disa vitesh menaxheri i zgjedhjeve të Kosovës.

Advertisement

Punë që e nisi në 2000 një njohje e vjetër e Shqipërisë dhe Kosovës, ambasadori Daan Everts.

Por KQZ e Kosovës, këtë herë kreu një perfeksion në të gjitha detajet. Me një saktësi shkencore realizoi një tabulim rezultatesh të shpejtë, të saktë dhe të plotë, që mediat e publiku mund të informoheshin në kohë reale.

Një shembull që përgënjështronte Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, se Kosova është një shtet i kapur.

Të mos harrojmë që edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila vendosi të mbahen zgjedhjet e parakohshme, e që solli fitoren e Vetëvendosjes, është pjesë e “shtetit të kapur”.

Advertisement

Megjithatë, kjo është pjesë e analizës që do bëhet më vonë; dalldia e nxehtësisë së zhvillimit çoi që në Tiranë është gjetja apo kalimi me spondë i homologëve dhe alteregos së Albin Kurtit.

Në fillim doli Lulzim Basha e më pas Monika Kryemadhi, që shtoi edhe Vjosa Osmanin, si për të thënë se sikur Vjosa, edhe ajo është aleate e Lulit.

Po a është Luli, Albin politikisht? Albin Kurti që nga viti 2000 deri në vitin 2014, pra 14 vjet, ka shërbyer si një organizatë e shoqërisë civile, pra nuk ka hyrë në politikë si parti.

Në zgjedhjet e vitit 2014, Vetëvendosje hyri në zgjedhje dhe menjëherë zuri vendin e tretë.

Advertisement

Prej vitit 2014 janë zhvilluar edhe tre zgjedhje: 2017, 2019  e 2021, ku Vetëvendosje nga pozicioni i tretë ka ardhur në të parin deri më sot, kur fitoi e vetme dhe ka shumicën absolute.

Në zhvillimet politike ka qenë një forcë superaktive, pra rezistence, ka përdorur metoda të forta proteste, por asnjëherë nuk bojkotoi Kuvendin, asnjëherë nuk dogji mandatet, asnjëherë nuk braktisi zgjedhjet.

Rezultati: Sot Vetëvendosje ka korrur fitore thuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

Pra fitorja e Albin Kurtit nuk erdhi sot, por u mbrujt në beteja që kanë nisur që nga protestat e 2001.

Advertisement

Mund të ketë shumë zhvillime, devijime, probleme etj, por alteregoja e Vetëvendosjes nuk mund të gjendet në Shqipëri, në radhë të parë te Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Nëse Kurti i ka gjetur si aleatë Berishën e Metën, është punë e tij, por realisht ata nuk janë alterego e tij.

Të paktën në betejën që ai ka bërë për ç’kapjen e shtetit dhe antikorrupsionin.

Po pse e quajnë fitoren e Kurtit si të vetën, njerëz pranë Berishës dhe Metës?

Advertisement

Natyrisht, fitorjas e Albin Kurtit është fitore e të gjithëve që kërkojnë një hapësirë politike të lirë dhe të dlirë, ku shumë mund të kryejnë aktivitet politik.

Por nuk është kështu. Fitorja e Kurtit është një fitore e një formacioni të disiplinuar politik, edhe pse ka pasur problem mes vetes, por që është një formacion i centralizuar. Me shumë kritika e dilema.

Por fakt është se formacioni i Kurtit është i paprovuar në qeveri, ose vetëm 5 muaj.

Po a mund të gjejë Monika e Iliri, apo edhe Luli e Berisha alteregon e tyre të Albini?

Advertisement

Normalisht që jo, edhe pse militantë dhe votues të PD e LSI e bëjnë këtë.

Duan të fitojnë zgjedhjet? Të largojnë Lulin e Monikën?!

TemA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit