minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Andi Bejtja: Rama s’na do ne “Kadrinjtë që zhytemi si derra në llucë”, as ata që shohin Lolitën e Brrylin

0
Andi Bejtja: Rama s’na do ne “Kadrinjtë që zhytemi si derra në llucë”, as ata që shohin Lolitën e Brrylin

Andi Bejtja ka reaguar pas një deklarate të Edi Ramës, se në Shqipëri mund të vijnë të punojnë edhe nga Bangladeshi.

“Jo pak shqiptarë kanë mbetur të ofenduar nga disa fjali të fundit të Edi Ramës, ku ai thotë se punëtorët nga Bangladeshi, janë ku e ku më të mirë se, sipas tij ‘dembelat shqiptarë’.

Deri këtu, mund të jemi te fyerja: po kur shton se ‘sapo të fillojnë të mësojnë shqip, të interesohen për demkracinë, lirinë….hiqini nga puna’, ëndrra dhe subkoshienca e Edi Ramës tregon për diçka shumë më të madhe se kaq:

Punëtori model nga Bangladeshi, që nuk shikon majtas e djathtas, qe nuk shqetësohet për lirinë, demokracinë, që nuk do t’i hyjë e t’i dalë asnjë lajm në vesh, mos ketë as televizor as radio, mos ketë as Instagram e as Facebook, të punojë, të hajë e të flejë në kapanon dhe maksimumi i mundshëm, të kthjellohet vetëm kur ta thërrasin për t’i bërë vaksinën antikovid, mundësisht ndonjë infermiere ma maskë me logon e PS.

Advertisement

Ky pra, nuk është thjesht punëtori i ëndërruar i fasonistëve shqiptarë, por në fakt votuesi i ëndërruar i Edi Ramës.

‘I majti’ që dikur i habiti italianët teksa mburrej se në Shqipëri nuk kishte sindikata, punëtorin nga Banglandeshi më shumë e do për vete, se sa për fasonistët shqiptarë.

Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk shikon ‘banaqet në darkë, ku Kadrinjtë zhyten si derra në llucë’…

Është ai që nuk i hedh asnjë sy portaleve opozitare, është ai që nuk i hedh asnjë sy memeve, që nuk i hedh asnjë sy Brrylit a Lolitës … që mbështjell bukën me Raportin e Amnisti International ku flitet për skandalin e iceneratorëve, ligjet e posaçme…

Advertisement

Është ai që nuk ka lexuar Raportin e Departamentit të Shtetit…që nuk dëgjuar as fjalën e Elez Biberajt dje…

Është ai që nuk ka lexuar Raportin e Fundit për Emigrimin…Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk e di akoma që shembja e Teatrit është cilësuar si ‘një akt barbar’ nga raportet e organizatave më prestigjioze…është ai që nuk e di që Presidentit nuk i botohen vendimet në fletore zyrtare.

Është ai që nuk lexon e nuk dyshon te shifrat e vdekjes së kovidit…Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk e di se në datë 25 prill ka zgjedhje…”, shkruan Bejtja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit