minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Andi Bushati: Çfarë duhet të mbajmë mend nga dështimi i Amerikës

0
Andi Bushati: Çfarë duhet të mbajmë mend nga dështimi i Amerikës

Nga Andi Bushati

Një pjesë e madhe e mediave tona kishin ribotuar sot një analizë të “The Economist” (kush me përkthim serioz, e kush nga Google Translate), e cila fliste për arsyet e dështimit amerikan në Afganistan, plot dy dekada pas sulmeve teroriste të 11 shtatorit.Teza kryesore e shkrimit bazohej mbi argumentimin e humbjes së SHBA, si pasojë e mbështetjes së një shteti të korruptuar.

Suporti për politikanët që u larguan nga vendi me thasë me para, fondet miliardëshe për komandantët që regjistronin ushtarë fallco për të futur dollarët në xhep, përzgjedhja e liderëve tribalë lokalë në dëm të demokracisë, mungesa e vemendjes ndaj proceseve të ndershme zgjedhore janë, në fakt, disa nga arsyet që po gëlojnë prej ditësh në shtypin perendimor, për të përshkruar atë që po pranohet nga të gjithë si dështimi i Amerikës.

Dikush e quan katastrofë, dikush tjetër fiasko, një i tretë debakël, për të mos përmenduar këtu ata që shikojnë nga fillimi i tatëpjetës për mandatin e Xho Biden e deri tek të tjerët që parathonë fundin e hegjemonisë së Amerikës.

Advertisement

Por e çuditshmja është se kjo valë e atypëratyshme e kritikës së përgjithshme bie ndesh me historinë e suksesit që na patën treguar prej 20 vjetësh. Sulmi i SHBA-së dhe aleatëve të saj perendimorë, menjëherë pas rrëzimit të kullave binjake, na është paraqitur gjithmonë si një fitore blitz tre javore mbi talebanët e Mullah Omarit, si shpëtimi i botës prej rrezikut terrorist, si rikthimi i shpresës për demokraci, si mundësia e artë e eksportimit të demokracisë, si tentativa e ndërtimit të një shteti në bazë të parimeve të botës së lirë. Ato u bymehëm edhe më shumë nga lajmet për çlirimin e grave afgane, nga vrasja në një strofull e Bin Ladenit, nga cfilitja e Al Kaedës, tituj që bënë të mos ishin aq të dukshme kalkulimet e gabuara, gafat, vendimarrja e nxituar dhe kundërthëniet e katër presidentëve amerikanë njëri pas tjetrit.

Por, tani, kur talibanët janë rikthyer në pushtet, kur ambicia e “state building” ka mbetur pas, kur sistemi demokratik nuk ngjan aq lehtësisht i implementueshëm ngado, është rikthyer koha e pikpyetjeve të mëdha.

Ato janë më të rëndësishme se kurrë edhe për ne shqiptarët.

Natyrisht këtu nuk është rasti për të folur për perëndimin e hiperfuqisë, apo për fundin e shekullit amerikan. E para se ato nuk kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me ne dhe e dyta se ato janë larg të qenit të vërtetueshme. Sundimi amerikan mbi botën ka një karakter ciklik, herë me periudha tërheqjeje dhe herë me të tjera aktivizmi. Mjafton këtu të përmendim faktin se vetëm 15 vite pas disfatës në Vietnam, SHBA, fitoi luftën e ftohtë dhe arriti të zhdukë njëherë e përgjithmonë BRSS-në.

Advertisement

Prandaj pyetja më me vlerë që mund të shtrohet është vënia në diskutim e një dogme të paprekshme, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë: A është Amerika e gabueshme? A janë të diskutueshme fermanet që na vijnë nga Uashingtoni, shpesh dhe në kundërshtim me ato vlera që që i kemi marrë si leksione prej tij? A duhet të mbyllim sytë ndaj gjithçkaje që e ka miratuar më parë SHBA? A duhet të kemi besim të verbër në fjalët e diplomatëve dhe ambasadorëve lokalë, tani që me një këmbëngulje të çmendur koha po na vërteton se dhe shefat e tyre hierarkikë, shpesh nuk marrin vendime të drejta?

Ky debat-, pra shprehja idiote “e ka thënë Amerika”-, është zhvilluar i fortë edhe në anët tona. Qoftë kur kërkohej rrëzimi i qeverisë Kurti 1, qoftë kur urdhërohej heqja e taksës 100% në Prishtinë, apo kur zgjidhej në mënyrë të jashtëligjshme kryeprokurorja e përkohshme ose gjykatëset kushtetuese nga parlamenti në Tiranë, të gjithë ata që donin të mbronin mëkatin këmbëngulnin se ato i ka miratuar Amerika.

Kjo tabu, pra ideja e aleatit që di gjithçka, detyrimi ndaj vendit të ëillson, që na ka shpëtuar në Versaille dhe atij të Clinton që na ka çliruar Kosovën, përkulja para hiperfuqisë që kujdeset për shqiptarët, shpesh i ka vënë kapak çdo debati racional në vend.

Ti mund të shohësh zgjedhjet që vidhen para syve të tu, tjetri ta kthen se kjo s’ka ndodhur pasi ato i ka pranuar Amerika. Ti mund të shohësh vrasje politike në mes të bulevardit, tjetri amniston urdhëruesin, të etiketuar si burrë shteti. Ti mund ta dish përmendësh skandalin korruptiv të shembjes të teatrit, ai ta kthen se po të ishte kështu, do fliste ambasadorja.

Advertisement

Rrjedhja e ngjarjeve në Afganistan tregoi se ata që e kanë shpënë logjikën me pushime dhe bërtasin në emër të SHBA-së jo gjithmonë janë në krahun e duhur të historisë. Ata duhet dëgjuar, por në asnjë mënyrë, nuk duhen veneruar.

Jo për faktin se perandoria po perëndon, as për atë se ky qe episodi i fundit i shekullit amerikan. Por për një arsye më të thjeshtë: ngaqë shpesh herë ajo e ka gabim. E aq më tepër si në rastet që shpjegon shkrimi i “The Economist”, kur SHBA, me qëllim, ngre një projekt që mbështetet mbi njerëz të korruptuar. Kjo është gjëja që duhet diskutuar tek ne dhe ajo e cila na intereson vërtet nga historia e afërt e dështimit afgan.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit