minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Arsyet pse u rikthye bullizmi verbal pas 6 marsit!

0
Arsyet pse u rikthye bullizmi verbal pas 6 marsit!

Nga Ylli Pata

Katër vite më parë, kur kjo atmosferë e polarizuar e të ashtuquajturës politikë shqiptare, e ku si kryetemë ishte “Babalja” i famshëm, mbetet lapidare batuta e avokat Ngjelës, ndërsa po hynte në studion e një paneli darke.

“Përpara se të vish në emision, duhet bërë vaksina kundër tërbimit”, tha avokati, duke ju referuar agresionit verbal që ndodh në emisione.

Por kjo atmosferë duke se është rikthyer, në fakt nuk ka ikur kurrë, pasi konsiderohet nga një pjesë që mbështet të ashtuquajturën opozitë radikale: si një mjet bazik i luftës politike.

Advertisement

E përjetuam këtë mjedis tejet toksik, gjatë periudhës së ashpër të luftës ndërmjet Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ku i gjithë ekipi që rrethonte kreun e PD-së, u sulmua me fjalë e akuza më të rënda se ato që kishin thënë për Edi Ramën e ministrat e tij.

Ndërkohë, në panelet e darkës, u telendisën personat që në emisione vinin si mbështetës së kreut të PD-së, të cilët gjithashtu bënë një “kurs” të gjatë bullizmi gjatë periudhës kur sulmonin e shanin pa fre anëkënd.

Po tani që të gjithë këto që u shanë e u telendisën pa fre, erdhën sërish te “baba i madh” dhe po kërkojnë ngjizjen e PD-së me foltores, çfarë do të ndodhë?

Do të ndodhë ajo që kemi parë për 30 vjet rresh në këtë vend! “Të gjithë të sharat nuk ishin gjë tjetër veçse politikë”. Siç Sali Berisha tha në 2006 për Fatos Nanon, të cilin e kishte akuzuar si vrasës të Azem Hajdarit; “Ishte thjesht për fushate elektorale”.

Advertisement

E në fakt politika shqiptare ka qenë gjithmonë mjeshtre e dhunës verbale, që e ka të vërtetuar se është një mizanskenë, e thënë thjesht për efekt propaganda. Çfarë nuk ka thënë Berisha për Metën, ky i fundit për doktorin, për Ramën e shumë shumë të tjerë, por në fund kanë qeverisur edhe së bashku.

Por vitet e fundit, ky bullizëm u shtri edhe më gjerë, në çdo njeri që shtron në publik një qëndrim, një fjalë, një mendim që natyrisht nuk u vjen për shtat.

Çfarë nuk i thonë. Por në momentin kur ky person ndryshon mendim dhe i vyen kauzës së shpërthyer si “uragan” politik, të gjithë ç’janë thënë zerohen. Siç dhe ndodhi me të gjithë këta që sot i janë kundërvënë Lulzim Bashës, e sot po i kërkohet që të “rikthehen në bazë”. Nuk ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Evi Kokalari agresoi Grida Dumën personalisht, e si kundërpërgjigje Saljanji e akuzoi Kokalarin si e lidhur me Agimin e Artë. Po sot? Normalisht që në fund “qëllimi justifikon mjetin”, e megjithatë ajo që mbetet është një mjedis bullist që nuk bën gjë tjetër, por e përcjell këtë mënyrë e të folurit në çdo qelizë të shoqërisë.

Aq sa mundet, pasi siç kemi parë, efekti dhe pesha reale e paneleve e analistëve të inatosur është e vogël, siç ka ndodhur edhe me analizat e parashikimet e tyre politike.

Advertisement

Pasojat e këtij bullizmi duken në një atmosferë që e ka përfshirë një pjesë të opinionit, e kjo nuk bëhet fjalë vetëm kur flitet për politikë, por edhe për një fenomen social apo ngjarje ndërkombëtare. Të futur në darën e këtij bullizmi, ata që fitojnë janë politikanët që zotërojnë turmat radikale, që natyrisht duan t’i bëjnë presion një opinion shumë të gjerë që nuk e përkrah e përfill këtë dhunë verbale.

Pasi është në fund pikërisht kjo pjesë popullsie që vendos në ditët e votimeve, e që cilësohet “elektorat gri”. Por, në rastet që flasim, në kohët kur nxiten lëvizje radikale dhe tensione të tilla politike e sociale, qëllimi nuk është për të bërë për vete “shumicën e heshtur” apo elektoratin gri, por thjesht për të imponuar agjendat radikale nëpërmjet strategjisë e tensionit.

Një aksiomë e vjetër bolzhevike që e operoi Leon Trocki gjatë luftës civile në Rusi, dhe më pas e perfeksionoi Stalini. E themi më pas ne që nuk kemi lidhje me Rusinë…

TemA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit