minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Artur Zheji: Yuri Kim tha votoni opozitën, le ta përgënjeshtrojë sa të dojë tani. Flm ambasadore, SHBA është me ne

0
Artur Zheji: Yuri Kim tha votoni opozitën, le ta përgënjeshtrojë sa të dojë tani. Flm ambasadore, SHBA është me ne

Artur Zheji thotë se ambasadorja amerikanë Yuri Kim, ka dhënë një mesazh të qartë për të votuar opozitën.

Sipas tij, reagimi i saj i mëpasshëm, se është keqinterpretuar nga portalet e PD-LSI, nuk pi ujë.

Ai e falenderon ambasadoren dhe thotë se SHBA është me opozitën.

“Fjalët që tha, gjërazi dhe në një sintaksë perfekte, ambasadorja simpatike Kim, shkaktuan një tërmet të nëndheshëm, te Shumica që aktualisht na qeverisë.

Advertisement

Sepse ata, “Shumica” e sotme e përkohshme, kur zbresin në popull dhe “off record” u thonë njerëzve se: “Amerikanët janë me ne! Prandaj ne do fitojmë, sepse nuk pyesin ata për ndonjë të inkriminuar aty- këtu, janë pragmatistë ata!

U vendos kështu në lëvizje një makineri e madhe influencash, qarjesh dhe ankesash, një makineri psherëtimash dhe ulërimash të mbytura protestash, sidomos se përse, zonja Kim, vendosi në ligjëratë të drejtë “nevojën për ndryshim…”

Në të vërtetë, pavarësisht nga komentet e mëpastajshme, Kim, ishte e qartë dhe formuloi një sintaksë mendimi, të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë të shkollës anglo-saksone të komunikimit.

“Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti.”

Advertisement

Një e folur e pakeqkuptueshme! Pa fjongo dhe pa ngjyrime të tepërta, si përdorim shpesh ne këndej, sipas kodit “bizantin” të komunikimit: “domethënë të thënit e një gjëje krejt tjetër nga ajo që mendoj…”

Ja kështu pra, kësaj Shumice të përkohshme, ju rrëzua edhe “miti” që paskan “mbështetjen e pakushtëzuar” amerikane…

Sepse, siç më thosh shpesh e lumnueshmja Gjyshja jeme:

“Çdo gja këputet për së holli, zullumi, këputet për së trashi…”

Advertisement

Flm zonja Kim!

Kush ka veshë dëgjon, kush ka sy shikon!

Thanks a lot”, shkruan Zheji.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit