minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Azem Hajdari kryetar i PD-së, sherri i parë Rama-Berisha dhe tentativat për të marrë drejtimin e partisë

0

Nga Mitro Çela

Pak disident

12 dhjetor 1990. E mërkurë.

Ora 9:00. Mbledhje e tensionuar në redaksinë e gazetës “Bashkimi”. Një nga shefat e redaksisë propozoi të merrnim në intervistë anëtarët e Byrosë Politike që u shkarkuan. Një tjetër tha të bëjmë një reportazh.

Advertisement

-Dërgojmë një gazetar në Qytetin Studenti, -propozova unë. –Ai të japë vetëm informacion. Artikullin, para botimit, ta dërgojmë në sektorin e shtypit të KQ të Partisë. Në qoftë se ky informacion nuk botohet, atëherë unë do të jap dorëheqje si shef i sektorit të ekonomisë.

I thashë kryeredaktorit, Qemal Sakajevës, që për këtë vendim të vërë në dijeni sektorin e shtypit në KQ të Partisë. Dolëm nga mbledhja. Në korridor takova Sali Berishën.

-Doktor! Po të keni ndonjë problem me programin ekonomik, unë mund t’ju ndihmoj.

-Unë jam dakord! Por mos thotë gjë Gramoz Pashko…

Advertisement

-Nuk besoj, sepse ai më ftoi që mbrëmë…

Ora 11.30

Në klubin e gazetarëve hyri një djalë. M’u drejtua mua: “Të kërkon Sali Berisha…”

Ngjitëm shkallët e godinës 15 në Qytetin Studenti. Atje u njoha edhe me Eduard Selamin dhe Edmond Trakon. Të dy pedagogë. “Kemi përgatitur programin e Partisë”, – më tha Berisha. –“Kemi ngecur në një paragraf. Është fjala për qëndrimin ndaj tokës. Cili është mendimi yt?…”

Advertisement

I hodha një sy statutit. Zgjedhja dhe mandati i kryetarit të PD-së: “Zgjidhet për dy vjet me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë.” Në dhomë hynë edhe disa gazetarë. Berisha, pasi përfundoi me mua, iu drejtua atyre:

-Tani ju duhet të shpërndaheni kudo. Idetë e këtij programi të prekin mendjet e shqiptarëve. Nga shtypi nuk mund të presim asgjë. Ka censurë. Këtë punë mund ta bëni vetëm ju…

-Problemi nuk është kaq i thjeshtë, – ndërhyra unë. -Gazetarët nuk mund ta bëjnë hapur këtë mision. Ndryshe do të humbasin vendet e punës.

Pastaj i tregova për mbledhjen tonë në gazetë dhe për presionin që kishin bërë tipografët: “Në qoftë se nuk botohej informacion nga Qyteti Studenti, ata nuk do të lejonin botimin e asnjë gazete”.

Advertisement

-Lajm i mirë, – tha Berisha…

“Keqardhja” e Nexhmie Hoxhës

U ktheva në shtëpi. Ra telefoni. Ishte kryeredaktori: “Më mori në telefon Sofo Lazri, dora e djathtë e Ramiz Alisë… I tregova për vendimin e tipografëve. Pastaj për mbledhjen tonë. Po kush është ky shefi, që dashka të largohet nga puna, më pyeti shoku Sofo… Mitro Çela… Nuk hezitova, sepse kjo ishte edhe kërkesa jote.

Po pse me zor qëndron shef ky Mitroja, vazhdoi Sofo. Në qoftë se ka mall të largohet, nuk e pengon njeri… Pas pak më ra përsëri telefoni…

Advertisement

Jam Nexhmie Hoxha, më fal, shoku kryeredaktor! Po si është puna e tipografëve?… Po gazetarët… diçka më tha Sofo Lazri… Mitro Çela? Po më habit! Ne kishim menduar që ai të bëhej deputet, si kandidat i Frontit Demokratik…”

Ironi e fatit

13 dhjetor. E enjte

Ora 15. Në shtëpi erdhi Guga, shofer i gazetës.

Advertisement

–Je i arrestuar, -tha ai me humor. –Vishu!

Në makinë gjeta Luçie Doçin (sekretare e kolegjiumit të gazetës), Genc Tiranën, Gëzim Sinematin dhe Arben Rukën. Të tre gazetarë. Më thanë se i kishte nisur kryeredaktori. Do të bëhej një mbledhje në kinoteatrin “Studenti”.

Salla ishte plot. Në presidium dallova Pashkon, Berishën, Azem Hajdarin dhe Arben Imamin… Në rreshtin e parë një burrë me mustaqe, veshur me xhakavento. Më shumë bënte shenja sesa fliste. Më thanë se ishte Aleksandër Meksi. Në fillim foli Berisha. Pastaj Azem Hajdari, Zef Brozi, Edmond Budina. Ishin përgatitur dokumentet për në ministrinë e Drejtësisë. Duheshin edhe 300 firma për të legalizuar Partinë Demokratike.

“Sa të merren firmat në sallë”, -tha dikush nga presidiumi, -do të zgjedhim një komision nismëtar. Mendohet të ketë 14 anëtarë: 6 studentë, po kaq intelektualë. Dy do të jenë nga klasa punëtore.”

Advertisement

Po lexoheshin emrat e intelektualëve, me një karakteristikë të shkurtër. Kur përmendej emri, kandidati ngrihej në këmbë. Në fillim studentët: Azem Hajdari, Blendi Gonxhe, Edmond Budina, Shinasi Rama, Arben Lika, Alma Bendo.

Pas studentëve, intelektualët. U ngritën Sali Berisha, Gramoz Pashko, Eduart Selami, Meksi, Preç Zogaj… i fundit…

-Mitro Çela, gazetar dhe ekonomist i njohur. Punon në gazetën “Bashkimi”…

Instinktivisht u ngrita në këmbë. Buzëqesha dhe u ula, duke ngritur supet. “Sa i fshehtë”, – tha Gëzim Sinemati duke më uruar. Më shtrënguan dorën edhe të tjerët. Unë isha befasuar. Nuk dija gjë. Nuk më kishin pyetur…

Advertisement

“Tani duhet të zgjedhim dy përfaqësues të punonjësve”, – tha dikush nga podiumi.

Ra qetësi. Nuk ishim mësuar me këtë lloj demokracie. Kandidatët i gatuante piramida e Mihal Bishës, mjeshtri i madh i kuadrit. Kishte raste që nuk fuste duart Sigurimi i Shtetit. E vërteta ishte që vendimin e merrnin masat: Ç’do partia bën populli… U ngrit një djalë i ri.

–Jam pedagog në Institutin Bujqësor. Quhem Eduard Zaloshnja. Unë do të bëj një propozim. Do të duket jashtë logjike, por propozoj të zgjidhet motra ime, Merita Zaloshnja! Është ekonomiste në ndërmarrjen artistike “Migjeni”. Shkollën e ka mbaruar natën…

Pati ilaritet. Disa ngritën supet. Diçka ngeci, por akullin e theu presidiumi: “Le të vazhdojmë me kandidatura të tjera. Në fund janë votat ato që vendosin…” Merita Zaloshnja fitoi. Së bashku me të edhe Ilir Myftari, inxhinier në minierën e Valiasit… Më vonë, në komisionin nismëtar u shtuan edhe Arben Demeti, Arben Sula, Bardhyl Reso, Zenel Hoxha, Sokrat Nesuri, Petrit Dodbiba.

Advertisement

Sali Berisha propozoi që Azem Hajdari të ishte Kryetar i PD-së. Procesverbalet e mbledhjes i ka mbajtur studentja Ilenja Mëhilli. (Në mes të vitit 1991 Ilenja emigroi në Itali si shumë studentë shqiptarë.)

Pse u zgjodh Azem Hajdari kryetar?

Më parë kërkon përgjigje pyetja, kush ishte Azem Hajdari. Deri më 8 dhjetor 1990 ishte një njeri i zakonshëm. Student si gjithë studentët e tjerë. Ndoshta diçka më pak: vinte nga provinca, nga Tropoja e largët.

Kur nisi shtrëngata, Azemi u zgjua. Ku ishte rreziku, printe Azemi. Me fjalën e Azemit studentët vranë frikën. Me fjalimet e tij u ndezën qindra zemra. Ndoshta Azemi ishte pasardhësi i fundit i një plejade të tërë heronjsh me ideale lirie, që u shkon për shtat fjala e Fan Nolit: “Trimi i mirë duhet a të rrojë si burrë, a të vdesë si burrë”.

Advertisement

Tani le të kthehemi te pyetja pse u zgjodh Azem Hajdari kryetar i parë i Partisë Demokratike? Sipas pikëpamjes sime, për dy arsye. Së pari sepse e meritonte: ishte simboli i idealeve të Dhjetorit. Së dyti ishte një zgjedhje kompromisi (ku ka kompromis, ka demokraci). Kur nisi mbledhja e parë e komisionit nismëtar, zgjedhja e Azemit qetësoi, përkohësisht, gjakrat e trazuara të liderëve të ardhshëm të politikës shqiptare.

Vonesa e Edi Ramës

Fati e desh që ato ditë dhjetori Edi Rama të ishte në Greqi. Në Tiranë mbërriti më 13 dhjetor. Kur arriti në Qytetin Studenti, ishte bërë zgjedhja e komisionit nismëtar. I vonuar, u fut në mbledhjen e parë të komisionit nismëtar. Gjëja e parë që bëri – sherr me Berishën. Pas ndërhyrjes me takt të Pashkos, Edi Rama u largua nga mbledhja.

Rama bëri edhe përpjekje të tjera për t’u futur në drejtimin e PD-së. Kur dështoi, vendosi ta sfidojë PD-në duke krijuar Partinë Popullore Fetare në bashkëpunim me Spartak Ngjelën, Ardrian Klosin, Kasëm Trebeshinën dhe Gavrosh Lubonjën.

Advertisement

Sipas platformës “Rama” partia do të kishte disa fraksione, duke filluar me ballistë, zogistë, antikomunistë, demokristianë, ish të burgosur politikë etj. Pas shumë përpjekjesh, të ndihmuar edhe nga Sejfi Protopapa, emigrant në SHBA, në fillim të qershorit të vitit 1991 u bë mbledhja e parë e partisë në Pallatin e Kulturës në Tiranë.

Më 22 qershor 1991 ishte parashikuar që Tiranën do ta vizitonte Sekretari Amerikan i Shtetit, Bejker. Rama vendosi ta shfrytëzojë këtë shans për të bërë presion për legalizimin e partisë. Rama propozoi të shkonte në takim Ardian Klosi, si njohës i mirë i gjuhës angleze. Mirëpo Klosi rridhte nga një familje e njohur komuniste.

U ngritën të përndjekurit. Sha të shajmë… Normale. Jetonim në demokraci. Dhe Ardian Klosi u “përjashtua” nga takimi. Në këmbë të tij shkoi një i përndjekur, që bëri një vërë në ujë… Pas këtij dështimi erdhi goditja në Parlament. U diskutua ligji që ndalonte krijimin e partive me baza fetare. Dhe ëndrra e Edi Ramës për të drejtuar Partinë Popullore Fetare nuk u bë kurrë realitet…

Lajm mbi lajm

Advertisement

19 dhjetor. E mërkurë. Ora 16.30

Salla e kinoklubit “Studenti”. Konferencë shtypi. Në podium Preç Zogaj dhe Genc Pollo. Ishte konferenca e parë dhe bëhej për organizimin e shtypit. Mendimet ishin nga më të ndryshmet. Brenda dhe jashtë kohe. Racionale dhe irracionale. U ngritën edhe disa shkrimtarë.

-Nuk kemi folur kurrë shqip, -tha një piktor i TVSH-së. –Kemi folur në të gjitha gjuhët, por shqip jo!

Dikush u afrua në presidium.

Advertisement

-Më falni, -tha Preçi, -kemi një lajm të gëzuar: Në Ministrinë e Drejtësisë u bë legalizimi i Partisë Demokratike.

Zhurmë. Britma. Lotë. Përqafime. Parrulla. Pas tyre këngë… Oratorë që flisnin… Lajmi i madh i theu rregullat e demokracisë. Mbledhja u kthye në anarki…

Epopeja e bashkëpunëtorëve të Sigurimit

20 dhjetor ‘90. E enjte. Ora 14

Advertisement

Kafja e gazetarëve ishte e boshatisur. Unë bëja muhabet me banakieren, Gonin. Në sallë hyri H.SH., sekretar i parë i Komitetit të Partisë në Berat. E kisha njohur kur ishte mekanik në uzinën “Partizani”. Ishte novator dhe unë kisha shkruar për novacionet e tij. Kur ai u ngjit lart, ne e ruajtëm miqësinë.

U ulëm ballë për ballë. Qëndronte në heshtje. Mos vallë ishte në sëkëlldi për faktin se unë isha bashkuar me Partinë Demokratike?!

“Sot na thirri në një sallë Ramiz Alia. Ishim të gjithë sekretarë të parë. Na tha, a e dëgjuat lajmin për legalizimin e PD-së? Sigurisht. Ajo është parti djall, është mace e zezë që do të shkatërrojë idealet socialiste. Por nuk do ta lejojmë. Partia e Punës ka dalë nga zjarri i luftës. Ka kockë të fortë. Prandaj do të hidhemi në sulm. Që sot të shkoni në rrethe. Do të keni punë me regjistrat. Jo të gjendjes civile. Regjistrat e bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Do t’i lexoni një për një. Pastaj do t’i thërrisni. Kuptohet, në mes të natës. Me fshehtësi. T’u jepni detyrën të futen në radhët e Partisë Demokratike. Të mbështesin njëri-tjetrin. Informatorët tanë duhet të jenë në komisionet drejtuese. Ata duhet të mbushin listat e kandidatëve për deputetë. Nëse ky aksion përfundon me sukses, dhe suksesi varet nga puna juaj, atëherë Partia Demokratike do të kthehet në një simotër të Partisë së Punës…”

Iku sekretari i parë. Unë mbeta. Në errësirë, edhe pse ishte ditë… Isha tronditur. Çfarë ishte kjo bisedë? Provokacion?! Dezinformim?! Paralajmërim?!

Advertisement

Shënim

Disa vite më vonë. Fillimi i vitit 1996. Bëheshin konferencat e PD-së në rrethe. Unë isha i deleguar në Patos dhe Ballsh. Listat e kandidatëve për në kryesitë e degëve të partisë verifikoheshin në qendër. Skandal: gjysma e kandidaturave ishin të “sëmurë”… Kjo “sëmundje” ngjitëse kishte prekur edhe disa deputetë, që nuk u futën në listat e kandidatëve për në Kuvendin Popullor në zgjedhjet e 26 majit ’96.

Pa folur për ndonjë bandill, që SOT nuk lë seminar pa folur e pa marrë pjesë, që DJE u bë ministër i qeverisë Meksi, si beniamin i Berishës, që PARDJE, kur ende i kishte buzët me qumësht, pa u diplomuar, për hir të interesave kombëtare, u regjistrua ushtar i bindur në armatën e madhe të “Veshit vigjilent të Partisë së Punës”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit