Bajatizmi nacionalist i Sali Berishës dhe pse e mbron lobin e kongresmenëve serb në Washington

Nga Ilir Demalia 

Dje Sali Berisha në intervistat e tij, u pyet për Richard Grenell, për atë çka Grenell ka lobular për ndarjen e Kosovës… Berisha u përgjegj, se Grenell nuk ka pasur dijeni dhe i’ka kanë veshur kot këtë punē pra planin për ndarjen e Kosovës.

Berisha ka kohë që mbron me këmbëngulje njeriun e serbëve Richard Grenell, i cili bëri grusht shteti në Kosovë duke rrëzuar qeverinë e parë Kurti me puç të njerëzve të korruptuar të politikës se Kosovës për te realizuar planin e ndarjes së Kosovës.

Berisha duhet ta dijë dhe e din, po pse vazhdon ta mbrojë Grenell e di Berisha, dhe dihet pse… që Grenell është perfaqsuesi i lobit serb në Amerikë në Washington.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pra tetoritë konspirative të Berishës se i kanë dhënë None-Grata për arsye pse ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës, bien. Aleati i tij Grenell është arkitekti i zbatimit të planit të Kosovës me Presidentin Trump dhe zv/ Presidenti Mike Pence përfaqsues tjetër i lobit serb në Amerikë.

Për mos të shkuar prapa në kohë kur Berisha me kompaninë “Shqiponja” nën drejtimin e Tritan Shehut, thyenin embargon që Amerika dhe OKB i kishte dhënë Serbise se Millosheviçit duke e furnizuar në naftë në vitet 1993-1997.

Për mos folur kur Berisha ishte kunder UÇK-së dhe e quante terroriste atë. Për mos folur që ishte kundër Marveshjes së Rambujes e të tjera.

Karta e nacionalizmit të Berishës, jo që nuk është e vërtëte, por është keqpërdorur aq keq nga demagogjia dhe retorika bajate e Berishës, sa e ka kthyer Berishën në nje flamur të reckosur të nacionalizmit si strehë e fundit e horrlikut dhe korruptit te tij politik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo foto më poshte është foto në Ambasadën serbe në Washington, shteuar nga Ambasadori Serb ne Washington Marko Duriç me lobin e kongresmenëve serb në Washington me në krye drejtuesin Richard Grenell.