minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bujku serb i Koretishtës dhe Hezbollahu

0
Bujku serb i Koretishtës dhe Hezbollahu

Nga Enver Robelli

Në revistën e pavarur “VREME” të Beogradit, që ende vazhdon të ofrojë gazetari cilësore, së fundi janë botuar disa analiza për “Marrëveshjen e Washingtonit” apo “letrat” e nënshkruara në Washington. Po veçoj këtu disa konstatime të analistëve dhe vëzhguesve serbë, të cilëve nuk u mungon sensi për humor, qoftë ky edhe i pavullnetshëm:

1.

Bujku në Koretishtë (fshat afër Gjilanit, v.j.) nuk do t’i ketë punët më mirë për shkak se tani Beogradi dhe Prishtina do ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste.

Advertisement

2.

Çështje tjetër është se çka nënshkruan Vuçiqi dhe Hoti në kabinetin oval – a bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare apo për shkëmbim letrash për qëllime? Kush me kënd është marrë vesh aty dhe për çka, a është e obligueshme apo jo çfarë është nënshkruar?

Nuk është e pamundur që krejt kjo, duke pasur parasysh të arriturën dhe epilogun, do të jetë një udhëtim turistik i Vuçiqit dhe Hotit, me ç’rast vizituan Shtëpinë e Bardhë, morën dhuratë disa suvenirë për fëmijë, por në të vërtetë nënshkruan një panoramë nga Shtëpia e Bardhë.

3.

Advertisement

Teksti, ndërkaq, është mjaft i “papërpunuar”, nëse flasim me gjuhën e gazetarisë, vizualisht nuk lë përshtypjen se është i rëndësishëm. Në fletët e Vuçiqit, aty ku ka qenë i shtyrë të nënshkruaj, gjendet vetëm fjala “kryetar”, nuk thuhet i kujt, nuk ekziston as vendi ku është nënshkruar marrëveshja historike, s’ka as “memorandum” të cilin e ka çdo ndërmarrje e vogël apo e mesme.

4.

Duke e shpjeguar “marrëveshjen” në Washington, Grenell tha se SHBA-të nuk janë palë në “ujdinë” mes Serbisë dhe Kosovës për “normalizimin e marrëdhënieve ekonomike”: “Ata nënshkruan një marrëveshje për të bashkëpunuar. Nuk e kanë nënshkruar me SHBA-të. Ne s’jemi nënshkrues të marrëveshjes”, tha Grenell në një konferencë për media në Washington.

Në komentin se presidenti Trump, megjithatë, ka nënshkruar diçka, Grenell u përgjigj se Trump aty ishte në rolin e dëshmitarit: “Ai nënshkroi një letër me anë të së cilës konfirmohet se (palët) do të punojnë së bashku dhe zbatojnë marrëveshjen.

Advertisement

Me këtë Trump deshi të thotë: ‘Kjo është marrëveshje fantastike dhe SHBA-të janë të lumtura për këtë’. Kësisoj, ‘Zëri i Amerikës’ e interpretoi kështu marrëveshjen: Trump nënshkroi një ‘urim’ për liderët për nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa Vuçiq dhe Hoti nënshkruan kopjet e tyre të marrëveshjes”.

5.

Një analist i cituar nga “Vreme” marrëveshjen e quan një “bućkuriš” – ata që e njohin kuzhinën ballkanike e dinë për çka është fjala: një çorbë me shumë zarzavate.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit