Nga Ulsi Manja

Mjaft! Çdo gjë e ka nje cak!

Ndoshta edhe tolerimi. Ligjet flasin qartë dhe duhen zbatuar.

Organet e drejtësisë duhet të veprojnë. Njerëzit duhen mbrojtur edhe nga të papërgjegjshmit funksionalë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përhapja e imformacionit të rremë me qëllim krijimin e panikut dhe pasigurisë, është KRIM.

Dënohet deri në 5 vite. Çdo veprim që ul respektin ndaj të vdekurit është KRIM. Dënohet deri në 5 vjet.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për krimet çnjerëzore dhe antihumane me përdorimin e të vdekurve vetëm pse dikush, apo disa mendojnë se përfitojnë politikisht.

Virusi nuk përzgjedh. Virusi nuk është i kuq, apo blu. Virusi na ra të gjithëve në kurriz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por secili duhet të kontribuojë me sa mundet dhe aty ku mundet.

Minimumi të mos mbjellë panik e depresion përditë. Lulzim Basha duhet të heqë dorë nga roli i Karontit.

Asnjë i ndjerë nuk duhet të paguajë taksën politike që kërkon Basha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";