Nga Flogert Muça

Skandali i prodhuar nga Ilir Meta sot ishte një ngjarje e paralajmëruar nga diskuri publik i tij, Berishës dhe Kryemadhit që prej muajsh flasin me nota kërcënuese dhe të dhunshme. Nga ana tjetër teksa sondazhet tregojnë se PD dhe LSI nuk mund ta mundin Edi Ramën, komandën e opozitarizmit e kanë marrë Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ndërkohë që ky i dyti nuk del dot nga zyra për shkak të frikës nga Covid19, Ilir Meta ka marrë frerët e fushatës duke drejtuar betejën.

Të njëjtën gjë bëri edhe sot kur në mënyrë të paprecedentë edhe pse mban rolin e Presidentit, shkoi dhe u përlesh me policinë bashkiake e cila po zbatonte ligjin. Gjithë shpërfytyrimi i Ilir Metës dhe shpalosja e fytyrës së tij reale përtej qetësisë dhe dashurisë, tregoi edhe njëherë se në 25 prill në fakt votohet për të dhe për Sali Berishën.

Po Luli?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas Metës në zyrat e FRD shkoi Lulzim Basha, i cili dukej sikur ishte i urdhëruar të shkonte aty e ai thjeshtë kishte bërë ç’i kishin thënë. Sot ai vërtetoi tezën se është thjeshtë një kukull në duart e Metës e Berishës, duke lënë të kuptohet se nëse voton Bashën në fakt ke sjellë në pushtet dyshen Meta-Berisha. Kjo nuk është më një tezë, por një fakt të cilit Lulzim Basha i vuri vulën sot duke rendur pas çmendurisë së Ilir Metës, vetëm pse e urdhëruan të shkonte te ‘vendi i krimit’ të ‘Presidentit’.

Lulzim Basha sot shkoi të mbrojë kauzën e LSI, madje shefat i kishin dhënë me vete edhe Petrit Vasilin si për t’i kujtuar Lulit që nuk duhet të harronte asnjë nga porositë që i ishin dhënë. Ai foli sot njëlloj si Ilir Meta pak orë para tij, duke na bërë të dyshojmë që kishte veshur xhaketën e Metës me fjalimin e tij në xhep. Ajo që është e paqartë në këtë histori është se si po e presin demokratët faktin që kryetarin e tyre de juro, e urdhëron Ilir Meta.