minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Topalli: Basha shkatërroi opozitën, i dhuroi qeverisë mandatet e deputetëve dhe të gjitha bashkitë. Është rasti politik më i çuditshëm në botë

0

Nga Jozefina Topalli

Te dalesh me oferte ose Edi Ramen ose Lulzim Bashen me Monika Kryemadhin dhe Ilir Meten bashke eshte gjeja me e pamerituar per shqiptaret pas 3 dekadash , (ku emrat e mesiperm kane patur cdo pozicion qeveritar).

Nje vend qe ka 40 % varferine  ekstreme dhe ka udheheqes politik njerez  qe menaxhojne PPP dhe Vila luksoze  edhe ne vitin elektoral eshte nje rast guiness.

Ne cdo vend te botes problemi eshte qeveria.

Advertisement

Ne rastin tone perseri bejme perjashtim.

Tek ne pervec qeverise dhe skandaleve e korrupsionit pa kufi  te saj , eshte problem vete drejtuesi i opozites.

Njeriu qe shkaterroi opoziten dhe e pergjysmoi ne numra  ne mandatin e pare; qe i dhuroi qeverise te gjitha mandatet e deputeteve opozitar; qe i fali te gjitha keshillat bashkiak e bashke me ta te gjitha bashkite ne mandatin e dyte; ai, qe per 8 vite nuk rreshti duke thene se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen e qe tani po hyn si pa te keq ne zgjedhje pikerisht me ER, eshte rasti politik me i çuditshem ne bote.

Por problemi e cudite nuk ndalen ketu..

Advertisement

Sa me shume rritet pakenaqesia ndaj ER aq me shume bie edhe Lulzim Basha.

Ne kete kontekst politik deshperues, shqiptaret kane mundesi te votojne kundra Edi Rames, kundra Lulzim Bashes, kundra Monika Kryemadhit dhe Ilir Metes.

Ata kane mundesi te votojne per Levizjen per Ndryshim qe eshte kundra 3 kryetareve te korruptuar.

Ata kane mundesi te zevendesojne politiken cinike me politiken e shpreses.

Advertisement

Vota e tyre do ishte vote proteste, vote inteligjente dhe vote shprese

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit