minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Beqaj: Brnabic e Mitsotakis kanë ‘fshehur’ vdekjet në Serbi e Greqi. Pasi dëgjuan akuzat e Bashës i thirrën mendjes! Hetim i thelluar deri më një dhe atje?!

0

Nga Ilir Beqaj

Dje, Petrit Vasili na tregoi se si pasojë e presionit të Lulëzim Bashës dhe opozitës në 10 ditëshin e fundit të  nëntorit ka një rritje të ndjeshme të fataliteteve prej Covid 19 krahasuar me 10 ditëshin e dytë të nëntorit.

Sipas tij nuk mund të ketë ndodhur një mutacion i virusit, por deri në datën 20 nëntor ka patur fshehje të numrit real të fataliteteve.

Vasili kërkoi dje hetim të thelluar deri më një. Së pari, unë mendoj se duhet një lexim pak më i plotë i ecurisë së zhvillimit të Covid 19 gjatë muajit nëntor.

Advertisement

Në vijim janë dy grafikë që paraqesin rastet reja dhe fatalitetet ditore shoqëruar edhe me mesataren 5-ditore rrëshqitëse. Krahasimi i dy grafikëve na tregon se ka një prirje rritëse të rasteve të reja ashtu sic ka një prirje rritëse të fataliteteve.

Ka vetëm një spostim me disa ditë të fillimit të prirjes rritëse nga rastet e reja te fatalitetet dhe kjo besoj se është mëse e kuptueshme.

 

Dukuria e rritjes në masë të ndjeshme të rasteve të reja në 10 ditëshin e tretë të nëntorit krahasuar me 10 ditëshin e dytë të nëntorit, mesa duket nuk është vetëm shqiptare. Tabela në vijim jep situatën edhe në Austri, Greqi, Kroaci, Serbi, Bullgari.

Advertisement

Sipas llogjikës së Petrit Vasilit, edhe Brnabic, edhe Mitsotakis kanë fshehur fatalitetet në vendet e tyre.

Në 20 nëntor, pasi dëgjuan akuzat e Lulzim Bashës dhe i thirrën mendjes!!!!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit