minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Berisha të mos hyjë në parlament”, Ngjela: Ja çfarë qëndron pas ultimatumit të Yuri Kim dhe shkallimi që s’mund të shmanget

0
“Berisha të mos hyjë në parlament”, Ngjela: Ja çfarë qëndron pas ultimatumit të Yuri Kim dhe shkallimi që s’mund të shmanget

Nga Spartak Ngjela 

Politika amerikane sot, e njësoi Sali Berishën me Enver Hoxhën.

Hoxha iu tha shqiptarëve: “Ne hamë bar dhe nuk e pranojmë imperializmin amerikan’”. Dhe ambasadorja Yuri Kim e përdori sot këtë si figurë rikujtuese të historisë komuniste në Shqipëri, kur i perifrazoi Bashës ngrënien e barit për të shpëtuar nga forca e ligjit Sali Berishën.

E pra, a e shpëtoi dot komunizmin hoxhizmi, duke i dhënë popullit bar për të ngrënë?

Advertisement

Në fakt, na duhet të kujtojmë se, kur falimentoi hoxhizmi, në vitin 1990, ai nuk mbijetoi dot duke ngrënë bar, por u dorëzua në Uashington.

Këtë i kujtoi ambasadorja Yuri Kim Bashës sot për Saliun, kur i tha se Partia Demokratike “nuk duhet të hajë bar për fatin e një deputeti” – domethënë për fatin e Sali Berishës.

Një humor shumë i thellë historik, ky…

Madje, përderisa ajo përmendi Partinë Demokratike, donte të thosh, me nëntekst, se, edhe Partia e Punës shkoi të hante bar, sipas urdhërit të Enver Hoxhës, por falimentoi.

Advertisement

Normal, zoti Basha, shkoni të hani bar, dhe mos ia e dorëzoni Saliun ligjit, por fundin e Enver Hoxhës do të keni edhe ju – ky ishte nënteksti i brilancës së Yuri Kim-it.

Por, këta të korruptuar, a do të mund ta shpëtojnë dot gjënë e vjedhur, duke ngrënë bar?

Është për të qeshur…

Po Basha, çfarë mund të bëjë?

Advertisement

Nëse Basha nuk do të mund të shkëputet dot nga Saliu, atëherë ai do të jetë skllav i pasionit patologjik të Saliut.

Në fakt, duket sikur Basha nuk mund të  shkëputet dot prej Saliu, dhe do ta çojë partinë ”të hajë bar”.

Po Partia Demokratike, a do të hajë bar për të shpëtuar Saliun?… Dhe, me këtë lloj arsyetimi, mund të vijosh të tallesh gjatë gjithë kësaj nate.

Humor shumë të bukur ka bërë ambasadorja Kim, dhe sigurisht që ngrënia e barit është proces.

Advertisement

Por, kjo tregon se do të kemi një proces të bukur antikorrupsion në Shqipëri.

Dhe, befas, këtu na del edhe kjo pyetje: Vetë Basha, çfarë do të bëjë?

Nëse Basha do që të shpëtojë veten; ai ka vetëm një rrugë: duhet të japë dorëheqjen.

Në këtë rast, ka ende mundësi për të ndenjur në politikë.

Advertisement

Bashkimi në stallën e Saliut, për të ngrënë bar, është rruga drejt akuzës penale, në një gjyq penal, edhe për Bashën, sepse korrupsioni do të shkallmohet tërësisht në Shqipëri.

Dhe ky shkallmim, nuk mund të shmanget…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit