minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Berishët humbën “gjyqin” me popullin e tyre – për pasojë edhe dinjitetin

0
Berishët humbën “gjyqin” me popullin e tyre – për pasojë edhe dinjitetin

Nga Raimond Cimbi

Pas 30 vjetësh në politikë, nga të cilat gjysmën e tyre në pushtet, Sali Berisha duke folur në emër të tij dhe të familjarëve, deklaroi se do t`i drejtohet një gjykate të huaj, i mbrojtur nga një avokat i huaj, për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe të familjes karshi shqiptarëve.

E thënë kështu, tingëllon sureale!

Së pari, dinjitetin karshi popullit tënd nuk mund të ta kthejë një vendim gjykate…për më tepër e huaj.

Advertisement

Së dyti, dinjiteti nuk mund të mbrohet nga një avokat…I huaj edhe ky, sado i famshëm dhe i shtrenjtë qoftë.

Së treti, dinjiteti fitohet me kohë, madje me shumë kohë. Ai jepet nga verdikti i popullit të cilit i takon.

Berishët janë shpallur “non grata”, e thënë shqip “të padëshirueshëm” nga Amerika, pasi janë etiketuar si një familje e cila ka përfituar nga “korrupsion i rëndësishëm” dhe “abuzimi me fondet publike”, e thënë troç, si një familje që ka vjedhur popullin e vet.

Ata janë shpallur gjithashtu “të padëshirueshëm” për Amerikën pasi kanë cënuar normat dhe themelet e demokracisë. Pra për amerikanët, një familje e tillë është potencialisht e rrezikshme dhe ata nuk e pranojnë atë.

Advertisement

Po për shqiptarët?

Përpara amerikanëve në kohë, Berishët janë shpallur “non grata” ose “të padëshirueshëm” nga vetë shqiptarët. Madje pyetja që qarkulloi rëndom këto ditë në opinionin publik është “përse kaq vonë”, “pse u kujtuan tani”?

Nëqoftëse për amerikanët rasti i familjes Berisha është një rast flagrant parimor, për shqiptarët është rasti i vjedhjes së përditshme, të përmuajshme dhe të përvitshme gjatë pushtetit të tyre.

Është rasti kur shteti ulet në gjunjë dhe vihet në shërbim të një familje, duke na kujtuar rastet e ngjashme të regjimeve të vendeve Arabe dhe të Lindjes, të cilat u përfshinë në “Pranverën Arabe”, nga e cila familjet simotra morrën arratinë. Në raste të ngjashme edhe zgjidhjet janë të ngjashme.

Advertisement

Shqipëria është vend i vogël. Fjalët qarkullojnë shpejt. Të vërtetat nuk kanë nevojë për proçese gjyqësore dhe vendime gjykatash. Ato dihen nga të gjithë! Ato shihen nga të gjithë!

Shqiptarët, në dallim nga amerikanët që jetojnë në kontinentin tjetër dhe që e kanë me të dëgjuar apo me të mësuar nëpërmjet kabllogramesh korrupsionin familjar bBerishian, janë dëshmitarë të gjallë të metamorfozës që pësuan familjarët “e padëshirueshëm” si rezultat i këtij korrupsioni dhe të pushtetit absolut, i cili garantohet me të gjitha format, me nënshtrim, me dhunë, edhe me vrasje.

Shqiptarët e kanë dhënë Vendimin e tyre nëpërmjet Gjyqit Popullor. Ai është i formës së prerë! Në zgjedhjet e 2013-ës, Berishët u dënuan me “1 milion shuplaka” dhe humbën pushtetin.

Në zgjedhjet e 2021, edhe pas 8 vjetësh opozitë, shqiptarët ja mohuan sërish pushtetin Partisë Demokratike, pikërisht sepse në vendet e para të listës së deputetëve ndodhej ai, Berisha, si një kërcënim i drejtpërdrejtë i rikthimit në pushtet të tyre, Berishëve.

Advertisement

Edhe nëqoftëse Berishët e fitojnë gjyqin në vendin e huaj (paraja e ngre ujin përpjetë), ata e kanë humbur tashmë “gjyqin” me popullin e tyre. Sido që të jetë Vendimi i gjykatës së huaj, dinjitetin para shqiptarëve, Berishët nuk e blejnë dot me paratë e vjedhura shqiptarëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit