minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Besimi tek opozita, më falni tek kush opozitë?!

0

Nga Ilirjan Blloshmi

Ne kete kohe kur shoqerine shqiptare e ka mberthyer incesiti, perdhunimi, skamja, varferia, vrasja, rrembimi, triloli, korrupsioni, ikja, emigrimi.

Ne kete vend ku kallashi ka zevendesuar çdo gje, me kallash zgjidhen tenderat, me kallash zgjidhen problemet per nuse, kallashi eshte bere  kalem dhe leter.

Kur shikon njeriu kete gjendje natyrisht i shkon mendja tek nje zgjidhje me e mire politike.

Advertisement

Kjo zgjidhje eshte opozita e vendit.

Por kur shikon sesi drobitet opozita per te bindur shqiptarët se eshte zgjedhja me e mire te vjen te pyesesh.

Cfare mund te beje opozita per krimin? Kush eshte programi i opozites per varferine?

Kush jane ekspertet qe bejne programin per sugurine e qytetarëve?

Advertisement

Sa eshte e sigurte qe opozita do beje gjerat qe thote?….

Pritshmeria eshte shume e vaket qe kjo te ndodhe. Kur shikon qe sot ne opoziten e sotme eshte Fatbardh Kadilli, Enno Bozdo, Flamur Noka, Genc Pollo, Kac Islami, Arben Ristani etj etj.

Të gjithë ne, kemi qenë pjesë e akropolit të sehirxhinjve. Bëhej sehir një jetë e tërë, që ngadalë vetvërvitej në mbeturina.

Pjesë e asaj që gëlqerja e bardhë e gënjeshtarëve nuk e mbulon dot.

Advertisement

Shumkush preferon ikjen, më mirë se sa përgjakjen e buzëve me zgërdhirje e ngërdheshje fallco, iluzion pas iluzioni e zhgënjim pas zhgënjimi.

Sinqerisht kontributi më i madh, që këta trotuarë mund t’i japin pleqërimit tim të parakohshëm, është pakuptimësia e tyre pedante. Variacionit, dikur të gjallë e lëvrues të këtij qytetit tim, sikur i ka dalë shpirti.

Të gjithë i mbajnë fshehurazi shpresat në targat e huaja, që po i varin këtij vendi.

A nuk do të qe më mirë sikur, në të njëjtën mënyrë që na garantohet një shëndetësi e besueshme nga turku, gjermani, amerikani, greku, iraniani, israeliti etj etj, të na garantohet edhe sistemi i drejtësisë, arsimit dhe rendit!

Advertisement

A mundet, minimalisht të marrim në konsideratë, t’i vetnënshtohemi një okupatori konkret, ashtu siç i jemi nënshtruar një okupatori mendor?!

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit