minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bollino: Zbulohet kontrata e ‘Pfizer’ që demaskon edhe një herë blof-in e PD-së

0

Nga Carlo Bollino

Një nga më shumë se 1.000 portale që prodhojnë një përmbytje lajmesh në Shqipëri çdo ditë, normalisht ”kopjo dhe ngjit ”, publikoi sot kontratën midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane Pfizer e cila ishtë e destinuar të mbetet sekrete.

Një sekret tregtar, i kërkuar nga Pfizer për të gjitha vendet që kanë blerë vaksina, diktuar nga strategjia e kompanisë  për të mos zbuluar çmimin e shitjes, sepse ky mund të ndryshojë nga Shteti në Shtet.

Fakti që parlamenti vendosi të respektojë këtë klauzolë të fshehtësisë ngriti tymin e zakonshëm të dyshimit dhe akuzave nga opozita, duke imagjinuar se vaksina e vërtetë nuk kishte mbërritur kurrë dhe se Rama kishte injektuar thjesht ujë në vena.

Advertisement

Sidoqoftë, scoop-i këtij portali ka çmontuar edhe këtë blof gjigand të  opozitës. Tani që kontrata është në dispozicion për të gjithë, rezulton se nuk kishte asgjë për të fshehur, përveç çmimit (12 dollarë për dozë) të rezervuar për Shqipërinë.

Rezulton se Rama nuk kishte gënjyer për ekzistencën e kontratës, as për sasitë e vaksinave të rëna dakord me Pfizer (në total 499.590 dozave), as për kohën e dorëzimit as për kërkesën e konfidencialitetit, qe Pfizer e ka shenuar si klauzolë edhe në kontratë.

Siç ka ndodhur në raste të tjera, kur del e vërteta, gënjeshtrat e opozitës bien në sy si piramidat në shkretëtirë. Për vaksinën Pfizer, Partia Demokratike dhe analistët e saj gënjyen pa pushim për dy javë, duke ngulitur dyshime dhe akuza me qëllimin e vetëm të vinin në dyshim transparencën e qeverisë.

Problemi është se nuk është aspak e vërtetë, siç thotë shprehja popullore, që ”cudia më e madhe zgjat tre ditë”. Për shkak se kjo rrjedhë e vazhdueshme e gënjeshtrave, shpesh demaskuar nga provat e fakteve, ka korrozuar ngadalë besueshmërinë dhe imazhin e të gjithë opozitës.

Advertisement

Inauguruar nga mjeshtri Sali Berisha, dhe më pas kopjuar nga të gjithë vasalët e tij, strategjia e gënjeshtrës dhe shpifjes në tetë vjet opozitë jo vetëm që minoi besueshmërinë e Partisë Demokratike dhe LSI, por gjithashtu prishi peshën e atyre skandaleve të vërteta kundër qeverisë qe herë pas here u shfaqën, por qe shpejt u mbuluan dhe u varrosën përfundimisht në mjegullën e ngritur të gënjeshtrave të tjera.

Dhe kështu nuk është për t’u habitur që në fund të mandatit të dytë dhe tre muaj para zgjedhjeve, të gjitha sondazhet serioze parashikojnë një rikonfirmim të Edi Ramës, i preferuar nga opinioni publik me gjithë gabimet e tij, thjesht sepse duket më serioz dhe më pak gënjeshtar sesa Lulzim Basha që as sondazhet familjare nuk kanë  kurajo per ta shpallur fitues.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit