
Nga Erjon Braçe
Asgje nuk ka mbaruar; jemi te rrezikuar po aq sa me pare nga #coronavirus! Egoizmi idiot dhe toleranca kriminale per cik festa jashte shtepie, cik korce, cik bore, do na godase serish!
Rreziku eshte po me ne, me gjysherit, prinderit e femijet! Nuk iku me vitin 2020!
Boll u sollem sikur nuk ka ndodhur asgje!
1199 nder ta, nder ne qe u shuan prej coronavirusit, jane deshmia me e forte se asgje nuk ka mbaruar e se jemi ne problemi!
Egoizmi yne deri ne papergjegjshmeri ekstreme.
Ajo qe kemi bere ne nderrim te viteve e ne ditet e para te vitit te ri, shperfill poshtersisht sakrificat e cdo shqiptari qe degjon e respekton rregullat, bindet e sillet me pergjegjshmeri, sakrificat e cdo mjeku, infermieri, laboranti e farmacisti qe cdo dite e kalon prej 10 muajsh me te infektuar e mes infeksionit duke rrezikuar jeten e tij e te familjes;
Sakrificen e te gjitheve, kujtdo qe po sakrifikon ekonomine e tij, parate e tij ne nje situate ku hapja vlen per punen, asfare per qefin!
Britania u mbyll dje plotesisht, PLOTESISHT, per here te trete;
Gjermania qendron e mbyllur;
Italia ishte e mbyllur PLOTESISHT dhe mezi po merr fryme duke kombinuar masa me ngjyra etj etj!
Ne qendruam hapur thuajse-mbeti jashte vec jeta e nates, vec festat e nates!
Por e gjitha shfrytezohet keq, per qef per shume, per para per shume te tjere!
Nderkohe qe kishte e ka nje prioritet;
Hapur per pune e punen, shkollat!
Mbyllur per festat por sfiduar keq nga paligjshmeria e papergjegjshmeria e nje pakice qe i ka dhene statusin vetes te bej si i teket dhe tekat ti kthej ne qef;
Nje pjese edhe prej administrates publike, e cila duhet te ishte shembulli ne respektin ndaj rregullave e ligjit;
Dua shume qe sot te mos jene leshuar neper zyra sic virusi neper festat e tyre private!
Veshtiresia e tre jave qe sapo nisen vjen prej tyre!
S’ua kishte kerkush borxh pasojen e merzise nga jeta pa festa nje VIT TE RI;
EGOIZEM NEVERITES!