minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“S’ka COVID, kush beson në Zot jeton i lumtur”, Braçe reagon ndaj Kryemadhit: Kujtojnë se jeta është e mbyllur mes mureve prej parash të një shtëpie!

0
“S’ka COVID, kush beson në Zot jeton i lumtur”, Braçe reagon ndaj Kryemadhit: Kujtojnë se jeta është e mbyllur mes mureve prej parash të një shtëpie!

Nga Erjon Braçe

Fuqia e shembullit qe duhet ndjekur! Virusi nuk ka ikur! Fuqia e tij nuk eshte zbehur! Transmetueshmeria nuk ka limite! Beteja vijon!

Provojme te jetojme, punojme duke u pershtatur me te! Shihni shembullin ne respektimin e rregullave ne betejen kunder virusit; Shihni shembullin e modestise nga ku duket se pushtet nuk eshte makina e luksit, hapja e mbyllja e deres nga te tjeret!

Kam pare e degjuar keto 7 dite, udheheqes e udheheqese qe sfidojne rregulla e ligje ne betejen kunder virusit duke ju referuar Zotit, besimit ne te, vullnetit te tij, madje duke bere si Zot;

Advertisement

Aq banalisht e bejne kete sa kujtojne se kjo bote eshte e vogel dhe e mbyllur maj nje mali, teneqeve te luksit te nje makine, mureve prej parash te nje shtepie! Fuqia e shembullit te keq i ben te dukshem!

Por, urdheroni shembullin e mire nga Vatikani dhe udheheqesi i nje shumesie pafund besimtaresh; Distance fizike, maske edhe pse jashte ne ajer, kontakt me berryl e pa takuar duart, fjale e ngrohte e thirrje per te qendruar te bashkuar deri ne fund per te dale me mire nga kjo krize; ne fund, nje makine e vogel e zakonshme deren e se ciles e hap dhe e mbyll vete nje pape!

Ky eshte pushteti i se mires, modesti e barazi, pozitivitet e fjale e mire, nen rregulla si gjithkush!

Kush si ben dot keto por shan, mallkon, shpif, sfidon, refuzon, rrezikon te tjere me gjithe sa ben apo nxit te bejne, me keq-vjedh e fuqi i jep hajdutit e kriminelit, e ka si bizhu luksi besimin, e fyen sa here e permend Zotin!

Advertisement

Mbaje masken ne cdo ambjent publik, ambjent te mbyllur, mbaj distancen e sigurise, laj ose dizinfekto duart, jeto jeten me gjithe ngjyrat e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit