minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çfarë të thotë “i shkreti” Luli?!

0
Çfarë të thotë “i shkreti” Luli?!

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu demokrat për 23 vite, dje në një dalje televizive në Euroneës Albania, në emisionin “Noë”, të Erla Mëhillit, ish-zëdhëse e tij, Berisha dha mesazhe të qarta. Berisha foli fort dhe pastër.

Ai tha se në rast se Lulzim Basha do ta prekte, atë “do ta gjente belaja”.

Gjithashtu argumentoi edhe shumë fakte të tjera, në lidhje me garën brenda PD-së, humbjen e zgjedhjeve, faktin se Lulzim Basha nuk e sillte dot në pushtet PD-në, e të tjera si këto.

Tani është momenti të flasë Luli.

Advertisement

Ndoshta vonë, por duhet të flasë. Ndoshta edhe pas Fatbardh Kadillit, pas Edvin Kullurit, pas Arben Ristanit, pas Agron Shehajt, pas shumë emrave që e kanë kundërshtuar gjatë këtyre tetë viteve. Pas Edith Harxhit, pas Ibsen Elezit, pas Arben Imamit, është koha që Luli të flasë.

Por, çfarë të thotë “i shkreti”?

Të thotë që do ta përjashtojë Berishën, nuk mundet, sepse ai ia dha përgjigjen e prerë dje. Në rast se do ta përjashtonte nga grupi parlamentar, Berisha do të dilte në aksion. Dhe Luli këtë e ka frikë. Sepse e di që askush në Partinë Demokratike nuk e do dhe është i emëruar atje vetëm nga Sali Berisha.

Të flasë dhe të thotë “nuk e përjashtoj Sali Berishën”. Ç’të thotë “i shkreti”. Ka frikë se i shkojnë amerikanët tek dera dhe i thonë “Ti je i  paburrë, je pa kurajo, jo pa peshë politike, thjeshtë dhe vetëm një klloun që vjen vërdallë në oborrin e PD-së dhe e përdor këtë të fundit për interesa personale dhe të familjes”. Atë që mediat dhe shumë njerëz e kanë thënë ditë pas dite.

Advertisement

Çfarë të thotë Luli? Se ka fituar zgjedhjet? Apo se nuk mundi që bashkë me LSI-në ta çonin Ramën në opozitë?

Asgjë nuk ka çfarë të thotë. Thjeshtë dhe vetëm sesi mori PD-në, për t’u bërë kryetar. Sesi shkatërroi të paktën dhe atë pikë demokraci që kishte ngelur atje brenda, me zgjedhjen e strukturave drejtuese. Sesi pasuria e tij dhe e familjarëve të tij janë shtuar me miliona dollarë.

Çfarë të thotë “i shkreti” Luli?

Berisha në njërin krah, amerikanët në krahun tjetër.

Advertisement

Hallet e familjes, po nuk e lënë. Përfshirë pasuritë që e mbajnë peng.

Partinë do ta përdorë vetëm për të shtuar të ardhurat, pa firmosur gjëkundi.

Një herë flet për një çështje, një herë nuk flet.

Njerëzit i tradhëton, i lë në beteja rrugës.

Advertisement

Me Edi Ramën ka dëshirë të bashkëqeverisë, por tani as ky I fundit nuk e merr më në qeveri. Por, I thotë “hajde se do bashkëqeverisim nga parlamenti”. E të tjera si këto.

Është në hall të madh Lulzim Basha.

Por, çfarë mund të thotë ai?

Në fakt ka shumë për të thënë. Është koha që të flasë. Të thotë diçka. Qoftë edhe nga ato “gomarllëqet” që thotë kur do të gënjejë dhe nuk i përsërit dy herë njësoj.(CNA.al)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit