minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Cili është ‘armiku enigmatik’ i lumit Vjosa?

0
Cili është ‘armiku enigmatik’ i lumit Vjosa?

Nga Aranit Muraçi

Lumi Vjosa është vënë prej kohësh në kërkim të një ‘armiku enigmatik’. Askush deri tani me emër dhe me mbiemër nuk ka dalë kundër tij, përveç qëndrimeve publike që kanë mbajtur në mbrojtje të tij autoritetet më të larta të vendit tonë, publikut, organizatat e mbrojtjes së natyrës dhe të kafshëve, si dhe disa prej personazheve të njohur nga mbarë bota.

Aktori me famë botërore Leonardo Di Caprio bëri bujë në vendin tonë disa muaj më parë për qëndrimin publik që mbajti, kur doli me një thirrje publike në rrjetet sociale, në mbrojtje të lumit Vjosa. Postimi i tij mori mbi 300 mijë pëlqime dhe komente të shumta mbështetëse.

Ndërsa në Glasgoë të Skocisë, aty ku po mbahet Samiti i Klimës, aktori që u bë i famshëm përmes filmit ”Titanic”, u takua së fundmi edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Advertisement

Rama e etiketoi Di Caprion, pas këtij takimi, përmes një mesazhi në Instagram, me fjalët: “Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”.

Edhe më herët Rama kishte dalë publikisht hapur në mbrojtje të lumit Vjosa.

Po ashtu, edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pati postuar fjalët e Di Caprio-s, duke i dalë në mbrojtje lumit Vjosa.

Çuditërisht në përpjekje për të identifikuar një ‘armik’ të mundshëm, edhe opozita shqiptare nuk është shprehur kundër ndërhyrjeve, ose ka dalë në mbrojtje të lumit Vjosa. Banorët e zonës dhe pushteti lokal gjithashtu kanë dalë kundër ndërhyrjeve të mundshme në atë që konsiderohet si lumi i vetëm i virgjër i Europës.

Advertisement

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh dhe i egër i mbetur i Evropës. Buron nga malet e Greqisë dhe derdhet në detin Adriatik, në Shqipëri. Ai shtrihet në një gjatësi prej 300 kilometrash dhe është plotësisht i virgjër dhe i lirë, i paprekur nga barrierat artificiale, siç janë digat e hidrocentraleve.

Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1100 llojeve të kafshëve të egra, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, shkroi në mesazhin e tij në Instagram, Di Caprio.

“Vjosa është kurora dhe Zemra Blu e Europës. Njerëzit në mbarë Shqipërinë duan që ky lum të jetë i mbrojtur përgjithmonë.

Ata i kërkojnë qeverisë shqiptare të krijojë tani Parkun Kombëtar të Vjosës, i cili duhet të mbetet parku i parë lumor i egër i Europës”, ishte mesazhi që publikoi gjatë këtij në mbrojtje të Vjosës viti aktori Leonardo Di Caprio.

Advertisement

Kur të gjithë po e mbrojnë, pyetja që shtrohet pas tërë kësaj historie për të zgjidhur enigmën e madhe është se cilët janë ata që po e kërcënojnë “virgjërinë” e lumin Vjosa?!

Nëse mungon vërtet një armik i tillë, mos është nevoja për t‘u sajuar një i tillë!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit