minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Çmendet një vend për një fustan të huazuar!

0
Çmendet një vend për një fustan të huazuar!

Nga Enver Robelli

Më 12 gusht 2020 revista «Vogue», ajo revista e famshme globale, botoi një shkrim të gjatë me titullin: Si u bë ky fustan aq i popullarizuar gjatë pandemisë?

Tani kujdes: bëhej fjalë për fustanin me dredhëza të kreatores kosovare Lirika Matoshi. Në opinionin kosovar shpërtheu entuziazmi: një kreatore kosovare e modës bëhej temë globale.

Pas pop-muzikës ku dominojnë Dua Lipa e Rita Ora, tani shihej edhe talenti i një kreatoreje të modës nga Kosova, pra i Lirika Matoshit. Tani sërish kujdes: Lirika Matoshi vendos që fustanin t’ia huazojë vajzës së kryeministrit për ta prezantuar në Festivalin e Filmit në Cannes.

Advertisement

Lexojeni mirë: t’ia huazojë! Sepse si dhuratë ishte refuzuar, sipas dëshmisë së kreatores Matoshi. Këtu pastaj fillon komedia, skandali dhe poshtërsia: del një pioniere e një partie pa asnjë votë dhe thotë: këqyrni, këqyrni, çika e kryeministrit me fustan 500 dollarë.

Dhe pastaj diga u thye dhe portalistët i kapën thikat në përpjekje për të bërë skandal diçka që nuk është skandal.

Askush nuk e verifikoi vërtetësinë e postimit të aktivistes së mllefosur. U shkel rregulli numër një i gazetarisë: verifikimi i lajmit.

Ka 24 orë që përtypet një rrenë. A e merr kush përgjegjësinë për këtë tmerr “medial”? Për këtë fake news? Harrojeni. Portalistët janë duke i vringëlluar thikat për t’i rënë në qafë viktimës së radhës.

Advertisement

Kështu po funksionin “gazetaria” në Kosovë në vitin 2021: dikush plason një rrenë, rrena pastaj distribuohet gratis nga “portalet”, inskenohet një fushatë, bëhet zhurmë, pastaj inskenohet skandali tjetër.

Kjo qeveri meriton të kritikohet e të vëzhgohet më ashpër se çdo qeveri tjetër, sepse ka premtuar se do të jetë qeveri TJETËR. Por jo me rrena me fustan dhe me përralla me tupan!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit