minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

DASH, Shqipëria, Bullgaria dhe Thesari Amerikan

0
DASH, Shqipëria, Bullgaria dhe Thesari Amerikan

Nga Azmi Stringa

Ka patur ne media publikime per shpalljen “non grata” te funksionareve bullgar. Duke e lidhur dhe me Shqiperine. Ngjashmeria eshte qe Amerika e ka seriozisht, por dhe nje sinjal i pa njohur per shqiptaret eshte dhene. Nepermjet Thesarit Amerikan.

Rasti bullgar eshte nje paralajmerim per te angazhuarit ne korrupsion ne Shqiperi. Kjo sepse me Bullgari jane ndermarre masa ende te pa aplikuara ne Shqiperi dhe qe vertete tregojne potencialin e fuqise se masave amerikane neser.

Pervec funksionareve bullgar te shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit, ndaj subjekteve bullgare u vendosen sanksione nga Departamenti i Thesarit.

Advertisement

Duke u futur ne listen e OFAC (Office of Foreign Assets Control) si subjekte te saknsionura, pasojat jane maramendese per kedo subjekt amerikan qe ben biznes me to apo cdo institucion financiar qe ndermjeteson transaksione ne monedhen e SHBA.

Gjate eksperiences time ne Amerike, kam pare si subjekteve bankare rrezikohej ti hiqej e drejta per te perdorur dollarin (qe praktikisht do te thote ke vdekur) nese te gjenin qofte dhe nje dollar te kaluar nepermjet institucionit tend financiar per subjektet ne listen ndaluar te SHBA. Vetem interesa madhore politike globale mund te benin derman. Dhe ky nuk eshte rasti ne Shqiperi, perkundrazi.

Banka te rendesishme si Standard Chartered qe kishin tentuar te tejkalonin kontrollet e OFAC dhe qe te ciles i ishin “degjuar” ne investigime drejtuesit duke thene “kush jane keta qe na thone ne me ke te bejme biznes” u ndeshen me riskun e heqjes se te drejtes per te bere transaksione ne dollare. Aksionet e tyre rane me 60% ne pak dite nga mundesia e masave te renda. Ata edhe pse anglez, nuk thane me kush jane keta amerikanet qe na japin mend ne.

Amerika ende ska perdorur masat e Thesarit Amerikan ne Shqiperi. Por na ka dhene nje njoftim. Nese kjo ndodh, cdo banke filial i nje banke te huaj ne Shqiperi, qe do prek lekun e te korruptuarve do rrezikoj te demtoj dhe memen e saj ne perendim. Asnje subjekt qe perdor dollare amerikan nuk ben transaksione me ata ne listen OFAC. Kudo qofte.

Advertisement

Prandaj Bullgarine ju ftoj ta merrni si paralajmerim. Amerika ka nje fuqi tjeter te madhe pervec DASH qe te shpall non grata, ajo eshte Thesari Amerikan. Dhe ai eshte vertete i frikshem per kedo qe e sfidon qofte dhe ne nje dollar.

Jane dhe prokurorat amerikan (per te cilet procedimi peshqeve te medhenje eshte resume e mire per politike) qe nese vertetojne qe krimi eshte kryer ne amerike (qofte dhe duke kaluar nga servera ne amerike), si per Blaterin e FIFA, je ne telashe.

Edhe Blateri pasi amerikanet e paralajmeruan, nderkohe europianet qe qene te interesuarit kryesor te sportit te futbollit nuk beheshin bashke, vendosi te rizgjidhej me shumice ne asamble me pefqesues vendesh te korruptuara nga bota.

Pak dite kaluan dhe dha doreheqjen megjithese qe zgjedhur me ovacione. Ate qe Europa se bente dot ndaj FIFA dhe UEFA, Amerika e beri fakt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit