minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Deklarata shokuese e Lulzim Bashës për Moratoriumin e gjuetisë dhe kjo video e frikshme e 2009 na kujton!

0
Deklarata shokuese e Lulzim Bashës për Moratoriumin e gjuetisë dhe kjo video e frikshme e 2009 na kujton!

Nga Alba Malltezi

Shikoni mirë këtë video të gjuetisë së tmerrshme në vitin 2009, në kohën e qeverisjes së PD-së në Divjakë dhe kuptoni të gjithë se çfarë do të thonte Lulzim Basha me heqjen e Moratoriumit te gjuetisë që mbron kafshët dhe shpendët.

Për ne që duam natyrën, të shkoje para 2013 në lagunat shqiptare, ishte një mjerim, ndjehej vdekja, klithja e kafshëve, rënkimi i pemëve. Dëgjoni dhimbjen në këtë video, shiheni dhe ndjejeni mirë. E megjithatë ishte edhe më keq, shumë më keq nga sa shihet këtu.

Deputetë, zyrtarë, “ambjentalistë” të PD-së ishin mobilizuar në biznese dhe licensime edhe të huajsh, të cilët vinin në çdo stinë e sezon të masakronin shpendë e kafshë pa respektuar ciklet natyrore të shumimit të tyre. Ishin vite që menduam se ikën përgjithmonë.

Advertisement

Nuk më besohej se Lulzim Basha kishte pasur guxim të deklaronte një gjë të tillë pikerisht në Divjakë. Doja ta dëgjoja me veshët e mi. Me 8 prill, në mënyrën e tij shpërfillëse ndaj pandemisë, ligjit, qytetarisë, duke nxitur instiktet e sharjeve, dhunës, e urrejtjes, në pyllin e bukur të Divjakës, dhjetëra militantë të veshur në blu, ndiqnin Lulzim Bashën me ovacione që traumatizonin faunën e florën.

E megjithatë, në pjesën e parë të takimit të tij në pyllin e Divjakës, në zemër të lagunës, lideri i PD nuk pati guximin të fliste për Moratoriumin. Mesa duket, edhe për të ishte e tepërt të shqiptonte atë fjalë të tmerrshme mes zogjve, shpendëve të rrallë, pelikanëve kaçurrelë, shapkave e çafkave. E gjeti forcën kur shkoi në qytet, mes ndërtesave. Me të njëjtat mënyra shpërfillëse ndaj kujdesit dhe jetës njerëzore, mes të bërtiturave, mungesës së maskave (jo ai për vete, por ndjekësit) shqiptoi: Premtojmë anulimin e Moratoriumit te gjuetise! E tha duke e veshur me fjalë të gënjeshtërta se do të veprojmë si në Europë.

Por në Europë ka mbi 50 vite që fauna dhe flora merr frymë, jo si tek ne, kur vetë Basha, qeveria e tij, politikat e mbrapshta të PD-së deri në 2013, terrorizuan faunë e florë në Shqipëri. Nuk duhet të harrojmë. Shiheni përsëri e përsëri këtë video dëshmi: ishte viti 2009, në kulmin e pushtetit të mbrapshtë të Lulzim Bashës e sigurisht, të idhullit të tij Sali:dhe kujtoni kush ishin dhe si do të përkthehen në realitet fjalët që thonë sot.

Asnjë reagim nga “ambjentalistë” e “mjedisorë” për këtë deklaratë të frikshme. Të themi të vërtetën, edhe njerëzit që “duan natyrën” i kemi pasur fake. Më shumë se për faunën dhe florën, kujdeseshin të bënin projekte milionere komunitare nëpr letra, e të fitonin duke veshur peliçe kunadhesh. Sa për natyrën… Ja ç’ishte Shqipëria ne vitet 2009.

Advertisement
iFrame is not supported!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit